web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pulla të reja fiskale për të gjurmuar produktet/ Sistemi dhe kodet QR do të skanohen nga shteti e konsumatorët

13 Maj 2026, 15:22, Ekonomi CNA

Pulla të reja fiskale për të gjurmuar produktet/ Sistemi dhe

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka folur për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ku ka prezantuar vendimet e marra. Malaj tha se një nga vendimet e miratuara është vendosja e teknologjisë track & trace në pullat fiskale.

Ndryshim ky, që sipas ministrit do të mundësojë që autoritetet të ndjekin prokuduktin nga prodhuesi deri te konsumatori.

Kjo, tha Malaj, do të bëeht nëpërmjet një barkodi, që do të skanohet dhe do të merret çdo informacion për produktin.

Ministri deklaroi se këto ndryshime janë në një linjë me standardet e BE.

 

Propozimet që ne sjellin janë disa risi, së pari rriten elementët e sigurisë që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të vendosim edhe teknologjinë track & trace në pullat fiskale, duke u dhënë mundësi autoriteteve si tatimore edhe doganore që të ndjekin produktin që nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori. Nëpërmjet edhe një telefoni do të skanohet produkti dhe të merret informacion se kush është prodhuesi, importuesi, data kur ka hyrë në Shqipëri apo informacione të tjera në dobi të sigurisë ushqimore. Ndryshimet që po propozojmë janë në linjë me standardet e BE. Ndryshimet përmirësojnë cilësinë e administrimit fiskal, por dhe rrisin standardet e sigurisë ushqimore në vend”, tha Malaj.





Lajmet e fundit nga