Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H.W.Bush, popullarizoi idenë se ulja e shpenzimeve të mbrojtjes do të nxiste rritjen e mëtejshme të ekonomisë. “Ne mund të kemi përfitime të mëdha vit pas viti, në formën e buxheteve të reduktuara në fushën e mbrojtjes”-deklaroi ai në vitin 1992.
Bota e mori parasysh atë këshillë. Vetë Amerika kaloi nga shpenzimi 6 për qind i PBB-së për mbrojtjen në vitin 1989, në afro 3 për qind një dekadë më vonë. Më pas ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe luftërat në Afganistan dhe Irak.
Tani në kushtet pushtimit të Ukrainës nga Rusia, diskutimeve për një luftë të mundshme midis Amerikës dhe Kinës për Tajvanin, si dhe tensioneve në rritje mbi ambiciet bërthamore të Iranit, vendet po punojnë si kurrë më parë për t’u riarmatosur.
Vitin e kaluar, shpenzimet e mbrojtjes në mbarë botën u rritën me gati 4 për qind në terma realë, ose mbi 2 trilion dollarë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm. Shumë aleatë të NATO-s, dhe veçanërisht Gjermania, po planifikojnë të përmbushin apo edhe tejkalojnë shpenzimet në masën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, që është edhe objektivi zyrtar dhe minimal i aleancës.
Edhe vende të tjera po planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Kështu Japonia po mendon të dyfishojë shpenzimet e saj për mbrojtjen deri në vitin 2027, duke e kthyer atë në shpenzuesen e tretë më të madhe në botë në këtë fushë.
Ne vlerësojmë se nëse do të mbahen plotësisht angazhimet e reja në fushën e mbrojtjes, çdo vit do të ketë mbi 200 miliardë dollarë shpenzime shtesë për mbrojtjen në rang global. Por mund të jetë shumë më tepër sesa kaq. Imagjinoni pak sikur vendet që shpenzojnë aktualisht më pak se 2 për qind të PBB-së në vit, ta përmbushin atë nivel, dhe që pjesa tjetër të rrisë shpenzimet me 0.5 për qind të PBB-së.
Shpenzimet globale në mbrojtje do të rriteshin me afro 700 miliardë dollarë në vit. Pushtimi rus i Ukrainës “rrezikon që të zhbëjë përfitimet nga paqja që kemi gëzuar për 3 dekadat e fundit”, deklaroi në një fjalim në prill shefja e FMN Kristalina Georgieva.
Perëndimi po dërgon në Ukrainë gjithnjë e më shumë armë të sofistikuara, për ta ndihmuar të nisë një kundërofensivë kundër forcave pushtuese ruse. Ai e ka pajisur me tanke moderne luftarake pjesën më të madhe të 9 brigadave të reja të blinduara ukrainase.
Shumë shpejt do të nisë trajnimi i pilotëve ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë F-6 të prodhimit amerikan. Numri i vendeve të NATO-s që po e arrijnë objektivin prej 2 për qind, u rrit nga 3 në vitin 2014 në 9 vitin e kaluar. Tani aleanca thotë se kjo shifër duhet të jetë “një dysheme, dhe jo një tavan”, një koncept që ka të ngjarë të përfshihet në samitin e tij në Lituani në muajin korrik.
Ndërkohë disa vende po shkojnë shumë përtej kësaj norme. Polonia synon të arrijë 4 për qind shpenzime në mbrojtje që këtë vit, dhe ta dyfishojë madhësinë e ushtrisë së saj. NdërsaFranca po flet për kalimin në një “ekonomi lufte”. Nga ana tjetër, një garë armatimi po intensifikohet edhe në anën tjetër të globit.
Tajvani po e zgjat shërbimin ushtarak nga 4 muaj në 1 vit. Sipas marrëveshjes AUKUS, Amerika dhe Britania do të ndihmojnë në furnizimin e Australisë me nëndetëse me energji bërthamore. Po ashtu, këto 2 vende synojnë të zhvillojnë armë të tjera, përfshirë raketat hipersonike.
Gjatë dekadës së fundit, buxheti i mbrojtjes i Indisë është rritur me rreth 50 për qind, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me atë të Pakistanit. Në Lindjen e Mesme, shtetet e Gjirit janë shndërruar në klientët kryesorë në tregun global të armëve. Buxheti i mbrojtjes i Kinës, është rritur me rreth 75 për qind gjatë 10 viteve e fundit.
Ajo dëshiron të përfundojë modernizimin e forcave të saj deri në vitin 2035, dhe të bëhet deri në vitin 2049 një fuqi ushtarake e klasit botëror. Amerika mendon se Kina dëshiron të arrijë aftësinë për ta pushtuar Tajvanin që në vitin 2027. Disa ekspertë në Amerikë, kanë nisur të pyesin nëse qasja e saj aktuale është e duhura në një botë të ndarë nga rivaliteti.
Pavarësisht disa rritjeve të fundit, buxheti i mbrojtjes i SHBA-së ka rënë me rreth 5 për qind ë nga viti 2012. Ky reduktim erdhi si pasojë e krizës financiare të viteve 2007-2009. Në përgjithësi, avantazhi i Amerikës ndaj rivalëve të saj është dobësuar gjatë shekullit të kaluar, thotë strategu amerikan Endrju Krepineviç.
Gjatë Luftës së Parë, të Dytë dhe asaj të Ftohtë, kundërshtarët e Amerikës kishin ekonomi shumë më të vogla se ajo e SHBA-së. Sot vetëm Kina prodhon gati 80 për qind të prodhimit të Amerikës. Në dekadat pas Luftës së Ftohtë, mendohej se të shpenzoje më pak për ushtritë, do të thoshte të shpenzoje më shumë në infrastrukturë dhe shërbime publike, si dhe të ulje borxhin apo taksat.
Që nga vitet 1960, bota ka “liruar” rreth 4 trilion dollarë në vit shpenzime për arsimin. Tani dividenti i paqes po kthehet në një “taksë lufte”. Shpenzimi i më shumë parave për armë, ngre disa pyetje: çfarë do të blejnë vendet, a mund të shpërdorohen paratë, dhe a mund të dëmtohet ekonomia globale?
Shumë historianë argumentojnë se shpenzimet e mbrojtjes nënkuptojnë shterimin e fondeve për pjesën tjetër të ekonomisë. Mbajtja e një vendi të sigurt ka një kosto vlerë të madhe ekonomike. Kur ble një raketë, ajo priret të qëndrojë në ruajtje në vend që të përdoret në mënyrë produktive.
Por kjo frikë është e tepruar. Sepse vende të tilla si Izraeli dhe Koreja e Jugut, dinë se si të kombinojnë ekonomitë e tyre dinamike me sektorë të mëdhenj të mbrojtjes. Por disa ekspertë druhet se janë të pashmangshme taksat më të larta, apo se kostoja e këtij riarmatimi do t’i kalojë gjeneratave të ardhshme në formën e borxhit. Ndaj shumë qeveri do të përballen me presionet për të hequr dorë nga angazhimet për shpenzime më të larta ushtarake./Përshtatur nga CNA.al
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...