Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Disa njerëz shqetësohen se teknologjia është shumë e pranishme në jetën tonë. Dhe ata mund të kenë të drejtë, duke pasur parasysh se shumë njerëz kanë tani internet në celularin e tyre dhe e përdorin atë si një formë primare të komunikimit.
Por edhe nëse shmangni përdorimin e smartfonëve, është sërish praktikisht e pamundur që ta shmangni teknologjinë në kohën tonë. Çipat janë të pranishme tek orat, makinat, çelësat e dritave, madje edhe tek kafshët tona shtëpiake!
Epo, nëse disa njerëz kanë sukses, teknologjia do të shtrihet akoma më tej në jetën tonë. Ne do të vendosim mikroçipa në trurin tonë, të cilët mund të ndërveprojnë me kompjuterat rreth nesh vetëm përmes mendimit. Mund të tingëllojë si një temë e fantashkencës, por është një mundësi shumë reale.
Dhe nëse pretendimet e fundit të Elon Musk në lidhje me kompaninë e tij “Neuralink” do të rezultojnë të vërteta (gjë që është... e diskutueshme), shumë shpejt kjo teknologji mund të jetë një realitet për shumë njerëz. Musk është vetëm shembulli më i fundit dhe më i dukshëm i dikujt që shpreson të bëjë një zbulim të madh me çipat që e kontrollojnë kompjuterin përmes trurit.
Një teknologji e tillë, ka qenë e pranishme prej kohësh midis nesh në forma të ndryshme. Prandaj si do të jetë e ardhmja e teknologjisë ndër-lidhëse tru-kompjuter nëpërmjet mikroçipave të implantuar në korteksin tonë? Në shumë aspekte, gjërat duken shumë premtuese.
Falë aftësisë së tyre për të dërguar dhe marrë informacion nga distanca përmes kompjuterave, mikroçipat dhe pajisjet e tjera të lidhura me to janë futur prej kohësh në trurin e njeriut për të regjistruar, transmetuar, stimuluar apo edhe bllokuar aktivitetin në vende neurologjike specifike.
Për shembull, grupe elektrodash janë implantuar në trurin e pacientëve me epilepsi, për të regjistruar, madje edhe parashikuar më mirë aktivitetin neurologjik atipik që shkakton kriza. Po ashtu, stimulimi i thellë i trurit, nëpërmjet pajisjeve të implantuara që nxisin aktivitet në rajonet kryesore të tij, është një trajtim që përdoret rëndom për sëmundje si Parkinsoni, dhe madje po mendohet të përdoret edhe për çrregullime si depresioni.
Pastaj janë njerëzit që pësojnë një formë paralize, pas një përvoje që i lë ata me dëmtime nervore. Nervat e tyre nuk janë më në gjendje të transmetojnë sinjale nga truri i tyre (zakonisht i paprekur dhe plotësisht funksional) tek muskujt dhe gjymtyrët.
Implantet e trurit mund të ofrojnë gjithnjë e më shumë një zgjidhje teknike, gjë që do të thotë se çipat mund të zbulojnë dhe transmetojnë sinjalet e nevojshme për të rivendosur ndjenjën e prekjes, lejuar lëvizje komplekse të krahut apo për të përcjellë mendimet tek një kompjuter, duke lejuar një formë komunikimi të ndërgjegjshme.
Ndërhyrje të tilla janë bërë më mbresëlënëse dhe më të hollësishme me avancimin e teknologjisë dhe fuqisë përpunuese së të dhënave. Megjithatë, është një gjë ta bësh këtë për njerëzit që nuk mund të përdorin gjymtyrët e tyre apo të komunikojnë vullnetarisht. Madje në ato raste ia vlen koha dhe mundi, pasi i ndihmon ata të rifitojnë njëfarë autonomie apo cilësie të jetës.
Por është shumë ndryshe nga instalimi i pajisjeve të tilla tek individë të shëndetshëm. Padyshim, ka shumë pengesa që duhen hequr përpara se ndërlidhja tru-kompjuter të bëhet realitet i përditshëm. Njëra është se çdo tru është teknikisht unik, pasi është zhvilluar në mënyrën e vet nëpërmjet përvojave jetësore të individit.
Pra, modelet e veçanta të aktivitetit në një tru, që përfaqësojnë edhe lëvizje bazike si lart e poshtë, apo fjalë specifike, nuk duhet të jenë të njëjta tek truri i një njeriu tjetër. Dhe ju duhet të dini saktësisht se çfarë do të thotë aktiviteti në tru, përpara se të implantoni çipa që lexojnë komandat dhe reagojnë ndaj tij.
Dhe kjo gjë duhet të ndodhë përpara se të arrini të kuptoni udhëzimet më komplekse për çështje të tilla si drejtimi i makinave apo luajtja e video-lojërave. Përkthimi i aktivitetit të trurit për gjëra të tilla në informacione të lexueshme nga një makineri, është një problem i madh.
Pastaj ekzistojnë edhe shqetësimet praktike, mes të cilave nga çfarë do të përbëhen këto çipa. Pjesa e brendshme e trurit është një masë kimikatesh shumë reaktive dhe që ka një aktivitetet elektrik. Implantet duhet të jenë mjaftueshëm inerte për të mos prishur proceset delikate nga prania e tyre, por edhe mjaftueshëm të ndjeshme për të lexuar dhe përpunuar aktivitetin rreth tyre.
Teknologjia aktuale ka shënuar një përparim mbresëlënës në këtë aspekt, por nëse do të shpërndahej tek miliona njerëz, ne duhet të jemi 100 për qind të sigurt, se ajo është e parrezikshme për shëndetin tonë dhe e qëndrueshme.
Por pyetja që kërkon realisht përgjigje është: Sa njerëz do të duan në fakt ta kenë këtë teknologjinë në trurin e tyre? 60 për qind e amerikanëve janë gati për të, por kjo në një kohë që teknologjia në fjalë është thjesht hipotetike.
Në realitet, perspektiva që disa njerëz të shpojnë kafkën tuaj dhe të vendosin çipe në trurin tuaj ka të ngjarë të jetë e papëlqyeshme, sidomos për një popullatë ku miliona njerëz janë të tmerruar nga mashtrimet me mikroçipet e vendosura përmes vaksinave, dhe akoma më shumë janë të tmerruar nga dentistët.
Gjithsesi kjo teknologji ekziston edhe për ta zgjidhur këtë dilemë: tani disa implante komplekse të trurit mund të futen përmes enëve të gjakut, duke e shmangur nevojën për të shpuar kafkën. Por në këtë rast opsionet janë të kufizuara.
Tek e fundit, teknologjia e implanteve të ndërlidhjes kompjuter-tru është më e avancuar dhe më mbresëlënëse nga sa e kuptojnë shumica e njerëzve. Por ne jemi ende shumë larg momentin ku ajo është më praktike dhe më e përshtatshme sesa thjesht përdorimi i duarve tuaja për të bërë diçka në kompjuter./ Përshtatur nga CNA.al
Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
Shteti ishullor i Qipros është i ndarë prej më shumë se 50...
Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohu...
Termi “oligark” është bërë shumë i zakonshëm që nga fillim...
Njerëzit u nënshtrohen operacioneve plastike për një sërë ...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
Një nga puthjet më të famshme në histori, nuk është midis ...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
Një mëngjes dimri në vitin 1892, në dukje një ditë si ...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
Më 15 nëntor, popullsia e botës pritet të kalojë 8 miliard...
Për shekuj me radhë perandoritë kanë qenë forma dominuese ...
Nëse u besoni mediave, ne po jetojmë në mesin e një krize ...
Nuk është një sekret fakti që shumica prej nesh ndiejnë di...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...