LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjatë viteve 1800 të vdekurit zhvarroseshin, shpesh të dyshuar si “vampirë”

6 Nëntor 2022, 15:14, Blog Matteo Rubboli
Gjatë viteve 1800 të vdekurit zhvarroseshin, shpesh të dyshuar si
Foto ilustruese

Një mëngjes dimri në vitin 1892, në dukje një ditë si çdo tjetër në varrezat e Rod Aljand në Nju Jork, një grup njerëzish po ecnin me kujdes midis varrezave. Ajo që po planifikonin ky grup i vogël është krejtësisht e pazakontë, megjithëse sigurisht jo e paprecedentë:zhvarrosja e disa kufomave.

E para që u “zgjua” nga “gjumi” i përjetshëm ishte Meri Eliza Braun, e cila kishte vdekur 8 vjet më parë nga tuberkulozi. Sipas dëshmisë së të pranishmëve, ajo u gjet pjesërisht e mumifikuar. Më pas u zhvarros edhe vajza e saj e madhe, Meri Olivia, e cila gjithashtu vdiq nga tuberkulozi pak kohë pas nënës së saj.

Asaj i kishin mbetur vetëm kockat dhe qimet e trupit. E fundit u zhvarros trupi i Mersit,

vajza më e vogël e Meri Eliza Braunit, e cila kishte vdekur nga konsumimi (një term tjetër për tuberkulozin) vetëm disa muaj më parë. Tuberkulozi, ose konsumimi, siç njihej në vitet 1800, shoqërohej shpesh me vampirizëm.

Ata që vuanin nga sëmundja zbeheshin në fytyrë dhe dobësoheshin shumë fizikisht. Njerëzit që bënë zhvarrimin e kufomave panë se trupi i Mersit ishte ruajtur jashtëzakonisht mirë, ndaj u bindën se vajza ishte shndërruar në një vampir. Mjeku vendas, Harold Metkalf, nisi të bëjë autopsinë.

Ai nxori zemrën dhe mëlçinë dhe më pas pa se ato ishin në një gjendje çuditërisht të mirë. Në fakt proceset e dekompozimit ishin ngadalësuar nga dimrat e ashpër të viteve të fundit. Por kur ai shpoi zemrën me një thikë, ndodhi e papritura: Gjak! Mjeku e dinte se prania e gjakut të koaguluar në organ është tipike në këtë fazë të procesit të dekompozimit të trupit.

Por atë ditë ai nuk ndodhej në varreza për të gjetur prova të vampirizmit, por për të larguar një bestytni që e kishte dominuar Rod Ajlndin për dekada. Para fundit të shekullit XIX-të, shkencëtarët kishin zbuluar origjinën bakteriale të tuberkulozit, i njohur gjithashtu si konsumizmi ose ftisis. Por në atë kohë njerëzit mendonin se kjo sëmundje ishte e trashëgueshme dhe se i vdekuri mund t’u marrë jetën të afërmve të mbijetuar.

Nuk ishte injoranca “por dëshpërimi” ajo që e ushqeu këtë bestytni, thotë Meredit Sellers nga Muzeu Myter, ku së fundmi u inaugurua ekspozita “Dracula dhe trupi i pakorruptueshëm”. në vitin 1892, mjekë si Metkalf ishin në gjendje të shpjegonin shkencërisht tuberkulozin dhe përdorën mjete si ato të ekspozuara në muze për të përcaktuar dëmin fizik që kishte shkaktuar sëmundja.

Në fakt, ai gjeti prova të tilla tek mushkëritë e Mersit gjatë autopsisë që kreu mbi trupin e saj. Mjekët mund ta shpjegonin tuberkulozin, por ata nuk ishin në gjendje ta kuronin atë. Ndaj bestytnitë popullore dhanë një version alternativ për frikën ndaj kësaj sëmundje.

Gjatë viteve 1800 të vdekurit zhvarroseshin, shpesh të dyshuar si

Për ta, të vdekurit ishin vampirë.

Këmbëngulja e mjekut se Mersi nuk ishte një vampir, nuk i bindi njerëzit që kërkonin një shpjegim alternativ për vdekjet e shumta në mesin e komunitetit të tyre. Në atë varrezë të Rod Ajland, zemrës së përgjakur iu vu zjarri, me shpresën se shkatërrimi i saj do të shpëtonte vëllain e Mersit, Edvinin, që në të kohë ishte gjithashtu i sëmurë rëndë me tuberkuloz. Natyrisht, bestytnitë nuk ishin të dobishme, dhe djali i vogël pati fatin e keq të nënës dhe 2 motrave të tij vetëm 6 javë më vonë. Folkloristi Majkëll Bell ka kohë që i kërkon këto lloj historish të “panikut nga vampirët”. Ai ka arritur të dokumentojë të paktën 86 autopsi vampirësh në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1784 - vetë preferon termin “zhvarrime terapeutike” - por beson se shumë të tjera nuk janë regjistruar.

Zbulimi i “vampirëve” përkoi natyrshëm me shpërthimet epidemik të sëmundjes së tuberkulozit, me shumë raste të regjistruara në Nju Inglend gjatë shekullit XIX-të. Tuberkulozi ishte një epidemi e vërtetë, duke shkaktuar 25 për qind të vdekjeve në pjesën lindore të Shteteteve të Bashkuara në vitet 1800, dhe vazhdoi të ishte shumë vdekjeprurës edhe gjatë fillimit të viteve 1900.

Autopsia e fundit e një “vampiri” u krye në vitin 1949 në Pensilvani. Çuditërisht, këta gjuetarë vampirësh gjenin shpesh atë që kërkonin. Në studimin e tij të vitit 1987 “Patologjia ligjore dhe vampirët evropianë”, Pol Barber shkuan se “historitë e vampirëve nuk janë të thjesht histori imagjinare horror, por ato rezultojnë të jenë hipoteza gjeniale dhe të përpunuara popullore që përpiqen të shpjegojnë fenomene të ndryshme të çuditshme që lidhen me vdekjen dhe dekompozimin”.

Kur vihej re që flokët, thonjtë, madje edhe dhëmbët e një trupi të zhvarrosur ishin rritur. Kur çehrja e fryrës së të ndjerit është e kuqe dhe lëkura e tij ishte e ngrohtë kur e prekje. Kur mund të gjendej ende gjak në zemër, atëherë kjo nuk ishte provë e vazhdimit të jetës.

Kur dheu mbi një varr zhvendosej, dhe kur trupi zhvendosej në arkivolin e tij, a nuk ishte logjike që të gjallët të arrinin në përfundimin se të vdekurit ishin ringjallur? Dhe kur ai kishte gjak në buzë, dhe dukej sikur kufoma ishte shëndoshur, a nuk kishin të drejtë njerëzit të kishin frikë se ai ishte tashmë një vampir që ushqehej me të gjallët?

Në realitet këto dukuri njihen sot që të gjitha si dukuri tipike të procesit të dekompozimit të trupit. Tkurrja e lëkurës (duke i bërë thonjtë të duken më të gjatë dhe dhëmbët e qenit më të gjatë), gazi që prodhohet dhe që e bën trupin të fryhet. Gjithçka që vërehet është pra logjike dhe e shpjegueshme shkencërisht. Por besimi se bëhet fjalë për një vampir mbetet i fortë, pasi “kjo vetëdije është e panjohur për shumicën prej nesh”. “Ne nuk zgjedhim të kalojmë shumë kohë duke menduar se si trupat tanë do të kalben pas vdekjes”.

Praktikat folklorike si autopsitë e vampirëve, shfaqen kur njerëzit nuk kuptojnë - ose nuk duan t’i pranojnë - shpjegimet shkencore për sëmundjet vdekjeprurëse. Edhe pandemia aktuale e koronavirusit ka shkaktuar pikërisht këtë efekt, me teoritë konspirative që kanë pushtuar mediat në mbarë botën. Pra një përgjigje e lehtë për një mekanizëm kompleks.

Përshtatur nga CNA.al

 

Lajmet e fundit nga