E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një bote të “hedhur në erë? Kjo pyetje mund të duket më të drejtë e çuditshme në një kohë kur po intensifikohen rivalitetet mes fuqive të mëdha, kur lufta në Ukrainë duket se do të dominojë zhvillimet në dimrin që po vjen, dhe kur Kina nuk do që të bëjë asgjë për të kapërcyer hendekun që është krijuar, dhe kur “jugu global”, siç thotë një përkufizim i keqpërdorur, po kërkon dëshpërimisht një mënyrë për t’i mbijetuar krizës.
Sot nuk ka as një institucion, as një personalitet moral apo politik, që mund ta kapërcejë këtë gjendje të vështirë të botës. Për më tepër mungon ndoshta edhe vullneti për ta bërë këtë.
Sot nuk ka asnjë marrëveshje dhe as për një angazhim kundër rreziqeve të përbashkëta për të gjithë njerëzimin, si ndryshimi i klimës, që në fillim krijoi iluzionin e bashkimit të “komunitetit ndërkombëtar”, por që më pas ia la vendin dallimeve dhe impotencës.
Me rrezikun e të dukurit naiv, e pranoj se jam i tmerruar nga raportimet mediatike në lidhje me rritjen e shpenzimeve ushtarake në mbarë botën. Dhe kjo në një kohë kur duket e pamundur të gjenden para për të pasur një angazhim serioz për përballimin si duhet të krizës klimatike.
Azia, një vend me rivalitete të forta strategjike, është bërë kontinenti që shpenzon më shumë për armë, nga Japonia në Australi, nga Tajvani në Kinë, nga dy Koretë në Indi dhe Indonezi. Qindra miliarda dollarë janë investuar për t’u përgatitur për luftërat e së nesërmes dhe sigurisht jo për zhvillimin “harmonik” të njerëzimit në të ardhmen, sa për të përdorur një shprehje të preferuar nga ata që nuk janë “konfucianë” vetëm me fjalë.
Thuhet shpesh se kjo periudhë e rivalitetit të fortë dhe e ri-përcaktimit të ekuilibrit midis fuqive të mëdha, duhet të çojë në fundin e një bote të dominuar nga vendet perëndimore. Por në fakt ky dominim ka marrë tashmë fund. Nga ana tjetër në lojë është një globalizim që është “çmendur”, dhe në të cilin perëndimorët nuk janë më një bllok dominues.
Kina sa për të dhënë vetëm një shembull, është fituesja e madhe e fazës së fundit të globalizimit. Por ajo nuk do të ishte në gjendje të prodhonte një “model” alternativ, në rast se nuk do të ishte bërë “fabrika e botës” gjatë 30 viteve të fundit, që ishte vetë baza e ngritjes së saj ekonomike.
Në këtë përmbysje planetare, alternativa nuk është e përcaktuar shumë qartë, dhe duhet pranuar se ajo nuk është aq joshëse, pasi përfaqësohet nga fuqitë totalitare që janë të etura për hakmarrje. Sot Perëndimi po paguan faturën për sundimin e tij kolonial, një plagë që nuk u shërua kurrë, por edhe arrogancën e tij që vazhdoi të mendonte - deri në fillim të shekullit XXI, nga Afganistani në Irak dhe Libi - se mund të transformonte shoqëritë, sistemet dhe regjimet politike sipas dëshirës së tij.
Përpara këtyre luftërave “civilizuese” të dështuara, kishte pasur edhe operacione për të përmbysur udhëheqësit e qeverive progresiste, si ajo e Muhamed Mosadek në Iran në vitin 1953 dhe Salvador Alendes në Kili në vitin 1974, sa për të përmendur vetëm dy shembuj.
Tani që Evropa po përballet me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, është e befasuar pse pjesa tjetër e botës nuk e ndan indinjatën e saj për cinizmin e Vladimir Putinit. Ndoshta sot duhet të bëjmë dy gjëra në të njëjtën kohë: të ndihmojmë ukrainasit të bëjnë diçka më shumë sesa vetëm t’i rezistojnë brutalitetit që kërcënon botën, dhe që absolutisht nuk duhet të mbizotërojë.
Por nga ana tjetër duhet të shohim veten në pasqyrë dhe të mendojmë sesi ta ndryshojmë një botë që nuk po funksionon më. Mposhtja e totalitarizmit është vërtet e nevojshme, por jo e mjaftueshme për të rikrijuar një komunitet ndërkombëtar të denjë për këtë emrin, dhe që të jetë i aftë të ndërmarrë veprime për t’u përballur të bashkuar me të këqijat e mëdha që prekin afro 8 miliardë njerëz në botë. Problemi është se ku duhet të fillohet dhe me kë./ ”Internazionale” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjigantët e teknologjisë kanë zënë një rol qendror në ...
Pasi “The Economist” e krahasoi kohën e qëndrimit të Liz T...
Shqipëria barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
Me një lartësi prej 8.849 metra mbi nivelin e detit, E...
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën “haker”? A ësht...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishme...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...