Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e situatës aktuale në Ukrainë. Ato janë bërë shumë joformale dhe të cekëta. Rusia po vazhdon sulmet e saj me raketa kundër qyteteve të Ukrainës.
Ura e Krimesë u godit me shumë guxim, duke i dhënë Vladimir Putin një goditje të vërtetë, dhe brenda pak orësh Ukraina prodhoi një pullë postare ironike, që përshkruante shkatërrimin e saj. Gazsjellësi “Nord Stream” është sabotuar në pjesën që kalon nën Detin Baltik. Secila nga palët fajëson tjetrën.
Por sido që të jetë Evropa është e përgatitur për një dimër të gjatë dhe të errët. Ndërkohë të dyja palët ose kërcënojnë ose spekulojnë me zë të lartë për përdorimin e armëve bërthamore.
Presidenti amerikan Xho Bajden ka nisur ta krahasojë publikisht momentin aktual me Krizën e Raketave Kubane.
Ai deklaroi gjatë fjalimit në një takim për mbledhje fondesh për Partinë Demokratike në Nju Jork: “Nëse gjërat vazhdojnë në trajektoren aktuale, ne jemi direkt të kërcënuar nga përdorimi i armës bërthamore. Nuk jemi përballur me perspektivën e një Apokalisit që nga koha e Xhon Kenedit. Vladimir Putin nuk po bën shaka”.
Nëse jemi vërtet përballë një Apokalipsi bërthamor, atëherë kjo çështje duhet të marrë gjithë kohën e presidentit. Në tetorin e vitit 1962 Kenedi nuk merrte pjesë në aktivitetet për mbledhje fondesh partiake. Dhe kur foli para publikut e bëri këtë në një mënyrë të studiuar dhe shumë të kujdesshme.
Që kur tanket ruse nisën të hyjnë në Ukrainë në fundin e muajit shkurt, ne kemi analizuar me vëmendje deklaratat dhe mesazhet e protagonistëve. Në fillim presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e bëri të qartë se vendi i tij do të luftonte: “Unë nuk kam nevojë për municione, dhe për një avion që të largohem nga vendi im”.
Nga ana e tij Perëndimi duhej të bënte të qartë se do t’i kundërvihej kësaj shkeljeje brutale të ligjit ndërkombëtar, pushtimit të dhunshëm të një kombi sovran. Nëse nuk do të ndodhte kjo gjë, do të përbënte një pranim të hapur të idesë se ligji ndërkombërar nuk paska asnjë vlerë; se bota është një xhungël ku dominojnë egërsirat.
Që atëherë, dhe teksa u shuan rreziqet nga kjo luftë, udhëheqësit janë bërë shumë më rastësore, jo seriozë dhe të ngathët në sjelljet e tyre. Pjesë e sjelljes së tyre janë rrjetet sociale, me të cilat është e lidhur e gjithë bota. Ambasadorët postojnë në Twitter deklarata ironike ndaj Rusisë. Madje dhe me frazën “luftë e mundshme bërthamore”.
Ajo që nevojitet është një dokument serioz, me peshë, dhe me një tekst që pasqyron rëndësinë e momentit ku ndodhemi. Pra një fjalim i Shtëpisë së Bardhë që nuk emocionon, por që i flet në mënyrë racionale një kombi njerëzish të zhytur në mendime.
Një deklaratë e madhe që e përkufizon situatën. Ku jemi ne në këtë mes? A po komunikojmë me Kremlinin? Si duhet të mendojë populli amerikan për gjithë këtë? Në jetë dhe diplomaci ka momente kur duhet të përdoret heshtja ndërsa rrethanat evoluojnë dhe shfaqen opsione të reja. Por ne nuk po qëndrojmë në heshtje.
Sa i përket efikasitetit të të menduarit, ndonjëherë ai mund t’i qetësojë gjërat ose t’i ngadalësojë ato. Nëse po shkojmë vërtet drejt Apokalipsit, më e mira është rrugëtimi i ngadaltë. Dhe këtu po kaloj tek Putini. Me të në krye të Rusisë, është e vështirë të imagjinohet një zgjidhje paqësore e këtij konflikti.

Ka të ngjarë që të kenë nisur diskutimet midis pjesëtarëve të institucioneve ruse që mund të lëvizin me më efektivitet kundër tij - shërbimet sekrete, ushtria, madje edhe kabineti i tij në Kremlin. Nëse janë duke diskutuar, linja e debatit është pak a shumë e tillë: këtë luftë e nisi dhe e drejtoi vetë Putin.
Kjo ka qenë një ide e keqe dhe e zbatuar shumë keq. Ka shumë gjasa që ajo nuk mund të fitohet me mjete konvencionale; edhe përdorimi i armëve bërthamore ose kimike do të krijonte një rrezik fizik por edhe shkatërrimin e plotë të imazhit të Rusisë në botë.
Aventura e Ukrainës e ka dëmtuar shumë ekonominë ruse dhe e ka vendosur shumë nën tension stabilitetin e saj politik. Rusët nuk e duan atë. As elita që po sheh ngushtimin e mundësive të tyre, dhe as shtresa e mesme që po sheh prishjen e aspiratave, dhe as njerëzit e rajoneve periferike, djemtë e të cilëve po sakrifikohen në këtë luftë.
Një analist i vjetër tha këtë javë se Putin është një lider autoritar, por tani po shfaqet si një njeri i dobët. Ai nuk mund të vazhdojë shumë gjatë në krye të vendit. Kur Nikita Hrushovi u rrëzua në tetorin e vitit 1964, djali i tij Sergei mbante një ditar. 24 vjet më vonë, kur u botuan ditarët, Sergei bisedoi me gazetaren Felisiti Barringer të “New York Times”.
Hrushovi, që ishte 70 vjeç në vitin 1964, e kishte vënë në siklet Kremlinin me Krizën e Raketave Kubane, kur agresioni dhe rrëmuja e tij u pasuan nga tërheqja. Në fillim ai nuhati erën e një komploti, kur një truprojë dhe një ish-anëtar i Byrosë Politike i telefonoi dhe e paralajmëroi Sergein se shefi i truprojës, kreu i KGB-së, sekretari i partisë komuniste dhe dy anëtarët aktualë të Byrosë Politike po planifikonin një grusht shteti.
Nikita Hrushovi nuk e besoi këtë gjë, por kërkoi që këto t’ia thoshin mikut të tij, presidentit Anastas Mikojan. Më vonë, kur ishte në vilën e tij buzë Detit të Zi, ai mori një telefonatë: Në Moskë do të mbahej një takim urgjent, dhe ai duhet të ishte i pranishëm.

Hrushovi e kuptoi papritmas se po shihte gjëra të çuditshme. Një luftanije sovjetike po qëndronte shumë pranë bregut, ndërsa truprojat e tij po silleshin në mënyrë të pazakontë ndaj tij. Në mbledhjen e Byrosë Politike, krerët e grushtit të shtetit e akuzuan Hrushovin për keq-menaxhim, nepotizëm dhe sjellje pa takt me kolegët.
Ai e pranoi se ishte treguar arrogant, por i kundërshtoi kritikat e tjera. Në një takim të dytë e pranoi fatin e tij tashmë të vulosur. Agjencia zyrtare e lajmeve,TASS, raportoi se Hrushov po tërhiqej nga udhëheqja e Bashkimit Sovjetik për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së madhe.
Ai i kaloi vitet e fundit të jetës duke punuar në kopshtin e shtëpisë, i fshirë nga të gjitha fotot historike. Ndërroi jetë në vitin 1971, në moshën 77-vjeçare. Pasi disa kohësh nga shkarkimi ai i tha Mikojanit se mënyra sesi u mënjanua ishte në fakt provë e përparimit që kishte mundësuar ai vetë.
“A do të kishte guxuar dikush t’i thoshte Stalinit të jepte dorëheqjen? Nuk do të mbijetonte asnjë nga ne”- tha Hrushovi. Më afër në kohë, në gushtin e vitit 1991, ndodhi përpjekja për grusht shteti kundër Mikail Gorbaçovit.

Ai ndodhej në vilën e tij në Detin e Zi kur iu ndërprenë komunikimet telefonike dhe ai u arrestua. Vendet e Traktatit të Varshavës kishin filluar të çliroheshin nga tutela e Moskës.
KGB-ja dhe ushtria sovjetike nuk e pëlqyen aspak qasjen e Gorbaçovit, dhe druheshin se kjo do të sillte shpërbërjen e Bashkimi Sovjetik.
Ndaj dërguan tanket në Moskë, pushtuan televizionin shtetëror dhe njoftuan publikun se Gorbaçovi do të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në rrugë, duke kundërshtuar grushtin e shtetit në mbrojtje të Gorbaçov.
Boris Jelcin u ngjit mbi njërën nga tanket për të nxitur rezistencën popullore kundër puçistëve. Ushtria u fut në kaos, KGB-ja u tërhoq dhe Gorbaçovi u kthye në Moskë.
Por tani Moska ishte e Jelcinit. Disa muaj më vonë, ditën e Krishtlindjeve, Gorbaçovi dha dorëheqjen.
Jelcin shpalli fundin e Bashkimit Sovjetik. Tani do të ishte Rusia. Në fjalimin e tij të lamtumirës, Gorbaçovi tha se e kishte kundërshtuar “shpërbërjen” e atij që kishte qenë shteti i mëparshëm sovjetik, dhe paralajmëroi mbi rrezikun që u kanosej vendeve të shkëputura.
Gjashtë vjet më vonë Jelcin emëroi në krye të shërbimit sekret një njeri të quajtur Vladimir Putin. Ky nisi të çmontojë apo deformojë disa nga institucionet që mund të dilnin kundër tij në të ardhmen. Në dallim nga KGB-ja që kur u përball me protestat ndaj grushtit të shtetit kundër Gorbaçovit, ai nuk do të tërhiqej nga gjakderdhja.
Hrushovi ishte një politikan tërësisht racional, siç ishte edhe Gorbaçovi, dhe siç ishin me sa duket edhe ata që i kundërshtonin. Sot nuk mund të jemi të sigurt se Putin është i tillë. Për më tepër ai e di shumë mirë se si përfunduan dy përpjekjet e mëparshme për grusht shtet. Ai ndoshta ka bërë një studim të thelluar të të dyjave.
Ne do t’i ndihmojmë disidentët, vetëm nëse tregojmë seriozitet, maturi dhe përsërisim dallimin e vjetër që bëmë edhe gjatë Luftës së Ftohtë: Jemi kundër veprimeve të qeverisë ruse, por ndjejmë vetëm respekt për popullin e Rusisë, me të cilin duam vetëm paqen./ Përshtatur nga CNA.al
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...