Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kishte anuluar të gjithë kalendarin e tij të punës dhe daljeve në publik për shkak të problemeve shëndetësore serioze. Po atë ditë 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq, ndërsa në ambientet e një komisariati të ‘policisë morale’ të Iranit, pasi u rrah për vdekje për një shkelje të supozuar të rregullores së mbajtjes së hixhabit nga gratë.
Përpjekja e qeverisë për të mbuluar shkakun e vdekjes, vetëm sa i nxiti akoma më shumë protestuesit që u derdhën nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve në mbarë vendin. Përmasat e gjera dhe vendosmëria e protestuesve, së bashku me shëndetin e dobët të Khameneit, kanë nxitur disa analistë të vënë në dyshim të ardhmen e regjimit iranian.

Por analistë të tjerë shprehën dyshime për këtë. Sipas tyre regjimi aktual është shumë më i qëndrueshëm sesa qeveria e Shahut që u rrëzua gjatë revolucionit të vitit 1979. Ai e përdor më shumë represionin brutal, dhe e ka përqendruar fuqinë ekonomike dhe ushtarake midis besnikëve të tij.
Edhe nëse Khamenei shërohet plotësisht, ai është 83 vjeç dhe aktualisht nuk ka dalë asnjë pasardhës i qartë për ta pasuar në detyrë. Kësisoj vdekja e tij parashikohet të sjellë ndryshime të mëdha në Iran, pasi do t’i japë fund karrierës së njërit prej personazheve më të shquara të Revolucionit Islamik.
Sajid Ali Hoseini Khamenei lindi në vitin 1939 nga prindër azerbajxhanas në Mashhad. Biografi i tij Xhon Mërfi, shkruan se ai pati një fëmijëri me një edukim spartan. Pasi babai i tij, kleriku Xhavad Khamenei, besonte në kufizimin e shpërqendrimeve të kësaj bote për t’u fokusuar te mësimet e Zotit.
Ai jetonte në një shtëpi shumë modeste me vetëm një dhomë në një lagje të varfër. Ndonjëherë familja e tij haste vështirësi për të gjetur mjaftueshëm për të ngrënë. Sa herë që vinin njerëz për çështje të ndryshme fetare, të tetë fëmijët dërgoheshin në bodrum. Sipas Institut Montenj, familja supozohet se e ka prejardhjen nga Ali Zejn-Ol-Abedin, Imami i Katërt i Islamit Shiit.
Ndaj Khamenei pretendon se është pjesë e një linje trashëgimie që shtrihet deri te vetë profeti Muhamed. Kjo bazë legjitimiteti për karrierën e tij fetare u përforcua kur dy nga vëllezërit e tij ndoqën rrugën e babait të tyre duke u bërë klerikë. Si shenjë e prejardhjes së tyre të supozuar nga Muhamedi, 3 vëllezërit mbajnë në kokë çallma të zeza.
Ali Khamenei nisi shkollimin në moshën 4-vjeçare, në një shkollë myslimane të quajtur Mektab. Ajo nuk merrte asnjë mbështetje nga qeveria nën sundimin e Shahut, dhe konsiderohej si një alternativë ndaj sistemit arsimor shtetëror gjithnjë e më laik. Khamenei u bë klerik në moshën 11-vjeçare, ndërsa tallej shpesh në rrugët e Mashhadit për veshjen që mbante.

Më vonë vazhdoi studimet në Medresenë Sulejman Khan në Mashhad. Aty dëgjoi një predikim nga kleriku revolucionar Mutjaba Nauab Safaui, që predikoi përmbysjen e shahut dhe rivendosjen e përparësisë së Islamit mbi çështjet publike dhe private në të gjithë Iranin.
“Pikërisht në atë moment lindi brenda meje vetëdija e aktivizmit Revolucionar Islamik”- do të shprehej më vonë ai. Pas një studimi të shkurtër në Naxhaf të Irakut, në vitin 1957 babai e nxiti atë të kthehej në Iran, ku vazhdoi studimet në Qom. Atje mori mësime nga vetë Ajatollah Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i ardhshëm i Revolucionit Iranian.
Për shkak të aktivitetit të tij revolucionar, me inkurajimin e Ajatollah Ruhollah Khomeini, ai u burgos 6 herë. Në një nga herët në vitet 1970, ai e ndau qelinë me një aktivist komunist të quajtur Houshang Asadi. Ky i fundit tha më vonë se nuk e kishte menduar asnjëherë Khamenein si një udhëheqës të ardhshëm.
“Ai ndryshoi nga një njeri që luftoi për liri në një diktator. Sot Khamenei është më shumë diktator sesa Shahu”- deklaroi Asadi për "BBC". Ali Khamenei ishte ende në mërgim kur shpërtheu Revolucioni Iranian. Por për shkak të vlerësimit dhe miqësisë me Ajatollah Ruhollah Khomeini, ai i ngjiti shpejt shkallës e karrierës në qeverinë e re.
Pasi ishte për disa kohë anëtar i Këshillit Revolucionar, imam dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, Khamenei u bë shumë shpejt president i Iranit, i mbështetur personalisht nga Khomeini. Në zgjedhjet e tetorit 1981, Khamenei fitoi garën me 95 për qind të votave. Por në atë kohë presidenti i Iranit ishte më shumë një post kryesisht ceremonial.
Pushteti më i rëndësishme politik i përkiste kryeministrit, dhe Khamenei përplasej rregullisht me kryeministrin e kohës Mir Hosein Musavi, që ishte më i moderuar. Dhe shumica e mosmarrëveshjeve u zgjidhën në favor të Khameneit nga Këshilli i Gardianëve. Në këtë mënyrë, ai ishte në gjendje të ushtronte një ndikim të madh mbi politikën e jashtme iraniane.
Por qasja e drejtpërdrejtë e Khameneit në pushtet mbeti i kufizuar, deri në momentin kur pasoi Khomeinin në postin e Udhëheqësit Suprem. Ndryshimet kushtetuese të nxitura në kohën e ngjitjes së tij në krye të vendit përfshinin zhdukjen e postit të kryeministrit dhe forcimin e kompetencave të presidentit.
Republika Islamike e Iranit nuk sundoi e pakontestuar në vitet e para pas revolucionit. Shumë nga ish-aleatët e Ajatollah Ruhollah Khomeinit, përfshirë grupimet e krahut të majtë dhe komunistë, e panë veten të tradhtuar dhe të mënjanuar nga pushteti i ri. Në shenjë hakmarrje, Mujahideen-e Khalq, i përshkruar nga Xhon Mërfi si një forcë opozitare marksiste, nisi në fillim të viteve 1980 një fushatë terrorizmi kundër udhëheqësve të qeverisë së re teokratike.

Nëpërmjet atentateve me bomba, ata vranë më shumë se 70 figura të rëndësishme, që të gjithë aleatë të Khomeinin. Kështu përfshiheshin edhe Muhamed Ali Raxhai, president i Iranit, dhe kryeministri Muhamad Xhavad Bonar. Në atë kohë Ali Khamenei ishte Ministër i Mbrojtjes. Gjatë fushatës presidenciale në qershorin e vitit 1981, ai ishte duke folur në një xhami në Teheran, kur befas shpërtheu një bombë e fshehur brenda një magnetofoni.
Krahu i djathtë i Khameneit u paralizua përgjithmonë nga shpërthimi, ndërsa dëmtime pësuan mushkëritë dhe zëri i tij. Ai i kaloi muajt e ardhshëm në spital, ku mori një mesazh personal nga Khomeini që e lavdëronte për besnikërinë e tij. Khamenei e cilësoi mbijetesën e tij nga atentati si një shenjë nga Zoti, që e kishte zgjedhur për një mision të madh.
Ajatollah Ruhollah Khomeini vdiq në vitin 1989, duke lënë një vakum pushteti në krye të Republikës Islamike të Iranit. Për gati 10 vjet, pasuesi i Khomeinit ishte supozuar të ishte Husein Ali Montazeri, një “skifter” i politikës së jashtme por i moderuar sa i përket lirive
në Iran. Por gatishmëria e Montazerit për të kritikuar Khomeinin - kur tha në një rast se shërbimet sekrete ishin më brutale se ato të shahut - i kushtuan shumë.
Djali i Khomeinit dhe një klerik i shquar ndikoi në emërimin Ali Khameneit si pasardhës i të atit. Si Udhëheqës Suprem i Iranit, ai ka qasje tek një pasuri të konsiderueshme, mbi 95 miliardë dollarë, madje më shumë sesa Shahu dikur. Një pjesë e madhe e pasurisë buron nga sekuestrimi i pronave të iranianëve të mërguar.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...