“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Për shekuj me radhë perandoritë kanë qenë forma dominuese e organizimit politik. Në Perëndim shumë njerëz kanë njohuri mbi perandoritë britanike, franceze dhe gjermane, por dhe mbi perandoritë e Spanjës dhe Portugalisë. Për të mos përmendur romakët apo grekët. Por një perandori që nuk harrohet ndonjëherë, është ajo osmane. Ja çfarë duhet të dini mbi të, në kuadër të 100-vjetorit të fundit të saj më 1 nëntor 1922.
1. Sa ishte madhësia e saj dhe për sa kohë ekzistoi?
Perandoria Osmane ekzistoi për thuajse 600 vjet, nga fillimi i viteve 1300 deri në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore. Fjala ‘osmane’ rrjedh nga versioni arab i ‘osman’, emri i sundimtarit të tij të parë. Perandoria kishte një fillim modest si një principatë provinciale në Anadoll (tani pjesë e Turqisë).
Ajo që e transformoi atë në një forcë në rritje dhe të konsiderueshme në politikën botërore, ishte zgjerimi gradual në tokat e perandorisë Bizantine në rënie. Ky proces përfundoi në vitin 1453 me pushtimin e Kostandinopojës, kryeqytetit të Perandorisë Bizantine. Konstandinopoja u riemërua Stamboll dhe u bë selia e një perandorie të re në zhvillim të vrullshëm.
Në shekullin XV-të qyteti u bë një qendër e gjallë e tregtisë dhe inovacionit arkitektonik. Më tej pasoi një periudhë e zgjerimit të vazhdueshëm, dhe perandoria u shtri në disa pjesë të Lindjes së Mesme përgjatë Detit të Kuq, Afrikës Veriore, Ballkanit dhe Evropës Lindore dhe deri në muret rrethuese të qytetit të Vjenës në Austri.
2. Sa pushtet kishte?
Kulmi i fuqisë së kësaj perandorisë erdhi në shekullin XVI-të me sundimin e Sulejmanit të Madhërishëm, një prej sulltanëve më jetëgjatë të Perandorisë Osmane. Një dëshmi e fuqisë
së perandorisë është fakti se Sulejmani mori në perëndim pseudonimin “I Madhërishëm”. Brenda perandorisë osmane ai njihej si “ligjvënësi”.
Gjatë mbretërimit të tij, perandoria u pajis me një kod të ri ligjor, dhe iu nënshtrua një periudhe rilindjeje kulturore të fuqizuar nga një përzierje e elementeve të krishterë, islamikë dhe arabë. Po ashtu ajo ofroi kalim të sigurt për hebrenjtë sefardikë që i iknin persekutimit fetar në Gadishullin Iberik (Spanjë dhe Portugali).
Nga fillimi i shekullit XVI-të, perandoria osmane ishte një nga komunitetet më të mëdha hebraike. Kostandinopoja, që nuk u riemërua zyrtarisht në Stamboll deri në vitin 1930, u bë një përzierje e vërtetë kulturash. Dhe gjatë gjithë rilindjes, osmanët u bënë partneri më i madh tregtar i Evropës Perëndimore.
3. Cili ishte efekti dhe marrëdhënia e tij me Evropën?
Rrethimi i Vjenës shënoi kulmin e fuqisë së perandorisë osmane, por edhe fillimin e rënies së saj të ngadaltë dhe graduale. Perandoria u bë objekt admirimi në oborret mbretërore evropiane. Jeta e saj kulturore tërhoqi vëmendjen e mendimtarëve dhe artistëve evropiano-perëndimorë.
Organizimi dhe fuqia e saj ushtarake, tërhoqi vëmendjen e teoricienëve dhe politikanëve. Osmanët u bënë një nga subjektet kryesore të lëvizjes estetike dhe shkencore të shekujve XVIII-XIX të njohur si orientalizëm.
Ç’është më e rëndësishmja, Perandoria Osmane ishte pjesërisht një perandori evropiane, pasi ajo shtrihej në territore si Ballkani dhe Evropa Juglindore, që tani i përkasin plotësisht Evropës. Dhe pavarësisht fuqisë së saj në rënie në shekullin e XVIII dhe XIX, popullsitë e krishtera dhe myslimane në të gjithë Ballkanin dhe Mesdheun lindor jetonin përkrah njëra-tjetrës në shoqëri relativisht tolerante.
Gjërat nisën të ndryshojnë nga mesi i shekullit XIX-të për shkak të centralizimit të pushtetit dhe administratës së perandorisë, larg pjesëve të saj të ndryshme dhe të largëta. Nga fillimi i shekullit XX-të, provincat evropiane të perandorisë u bënë vende dhune dhe konfliktesh etniko-fetare. Pika e kthesës ishin Luftërat Ballkanike (1912-1933), të cilat i morën perandorisë disa nga provincat e saj më të pasura në Evropën Juglindore.
4. Cili ishte raporti i saj me botën arabe?
Perandoria Osmane e shtriu kontrollin e saj nëpër pjesë të asaj që sot njihet si bota arabe, nga Kajro në Algjer. Për një kohë të gjatë, kontrolli osman në Lindjen e Mesme ishte minimal. Dhe shqetësimi kryesor kishte të bënte me mbrojtjen e pikave kryesore tregtare dhe qyteteve të shenjta të Islamit.
Pasja e lidhjeve dhe ekonomive të ndërsjella tregtare, bëri që rajone të ndryshme të jetonin të lumtura si një njësi dhe të ruanin besnikërinë ndaj Perandorisë Osmane. Megjithatë, me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, situata nisi të ndryshojë. Forcimi i nacionalizmit arab dhe dinamika e propagandës së luftës nxiti lëvizjet në mbarë botën arabe që kërkuan në mënyrë aktive shkëputjen nga shteti perandorak.
5. Cili qe ndikimi i saj në Turqinë moderne?
Humbja e ushtrisë greke në Anadoll në vitin 1922 përballë forcave nacionaliste turke shënoi rënien de facto të Perandorisë Osmane dhe shfaqjen e një shteti të ri pasardhës, Turqisë moderne. Lufta greko-turke u shndërruar në një frymëzim për lëvizjet antikoloniale pan-islamiste në Lindjen e Mesme dhe Indi.
Por Mustafa Kemal Ataturku, themeluesi dhe udhëheqësi i parë i Republikës së Turqisë, donte të realizonte një shkëputje radikale nga trashëgimia osmane. Ai e zhvendosi kryeqytetin e shtetit të ri nga Stambolli në Ankara, dhe nisi një sërë reformash të shpejta si ndryshimi i alfabetit dhe heqja e kalifatit, pra idesë së një monarkie absolute mbi botën islame.
Pavarësisht shkëputjes radikale me të kaluarën perandorake, debati midis traditës dhe modernizimit vazhdoi që të shoqëronte evolucionin e jetës politike turke. Gjatë dekadave të fundit, Turqia ka qenë dëshmitare e rikthimit të një lëvizjeje politike dhe kulturore që po pozicionohet kundër orientimit perëndimor dhe laik të vendit, dhe që e sheh në mënyrë selektive në të kaluarën osmane si një udhërrëfyes për të tashmen.
Vendimi i qeverisë së Rexhep Taip Erdogan për ta kthyer tempullin e famshëm bizantin, Hagia Sofia përsëri në një xhami në vitin 2020, me gjithë kritikat e shumta ndërkombëtare, ofron një shembull konkret të një ndryshimi ndaj së kaluarës osmane në Turqinë moderne.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nëse u besoni mediave, ne po jetojmë në mesin e një krize ...
Nuk është një sekret fakti që shumica prej nesh ndiejnë di...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Gjigantët e teknologjisë kanë zënë një rol qendror në ...
Pasi “The Economist” e krahasoi kohën e qëndrimit të Liz T...
Shqipëria barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
Me një lartësi prej 8.849 metra mbi nivelin e detit, E...
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën “haker”? A ësht...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishme...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...