Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shteti ishullor i Qipros është i ndarë prej më shumë se 50 vjetësh. Megjithatë vijat e kësaj ndarje janë krijuar shumë më herët. Zona tampon që përshkon ishullin mesdhetar vazhdon që të patrullohet ende sot nga ushtarë paqeruajtës të OKB-së.
Deri në vendosjen e pikave të kalimit kufitar në vitin 2003, qipriotët nuk ishin në gjendje të takonin lirisht njerëz nga pjesë të ndryshme të vendit. Dhe shumë nga ata që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në zonat veriore dhe jugore nuk kanë mundur të rikthehen më.
Ndërsa barrierat si Muri i Berlinit kanë rënë prej 3 dekadash tashmë, kryeqyteti i Qipros mbetet i fundit i ndarë në botë. Megjithëse incidentet fetare kanë rënë ndjeshëm, pasi numri i trupave përgjatë zonës tampon është zvogëluar, “zona tampon” është jo vetëm një vijë në hartë, por edhe një gjendje shpirtërore dhe mënyrë jetese.
Por si u nda Qipro? Në varësi të narrativës që zgjidhni të lexoni apo besoni, faji i vihet ose Turqisë për pushtimin e vendit, ose Greqisë për nxitjen e një grushti shteti atje. Por pavarësisht përgjegjësisë nga të dyja palët, ndarja e Qipros i ka rrënjët që nga koha e kolonializmit britanik.
Përgjatë rrjedhës së historisë, ishulli i Qipros ka përjetuar valë të shumta pushtimesh, duke përfshirë asirianët, egjiptianët, mbretërinë e Maqedonisë, Perandorinë Bizantine dhe Perandorinë Osmane. Pas më shumë se 300 vjetësh nën sundimin osman, Perandoria Britanike mori kontrollin administrativ të Qipros dhe e bëri atë një protektorat britanik, edhe pse zyrtarisht mbeti nën sovranitetin osman.

Në vitin 1914, Britania e aneksoi Qipron, dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u përdor si bazë për operacionet e saj ushtarake. 11 vjet më vonë, Qipro u bë një koloni zyrtare e Perandorisë Britanike. Madje Britania vazhdon të ketë ende sot disa baza ushtarake në Qipro, dhe ato mbeten nën sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar edhe pse ishulli ka shpallur pavarësinë që nga viti 1960.
Pavarësisht nga rëndësia ushtarake e Qipros në Luftën e Parë Botërore, britanikët nuk kanë qenë asnjëherë shumë të interesuar për të mbajtur kontrollin e Qipros deri në Luftën e Ftohtë. Madje në vitin 1915, ia ofruan ishullin mbretit Konstandin të Greqisë në këmbim të bashkimit të Greqisë me aleatët në Luftën e Parë Botërore.
Por monarku e refuzoi ofertën. Që nga vitet 1880, grekët dhe grekët qipriotë kishin bërë thirrje për bashkimin e Qipros me Greqinë, një proces i njohur si Enosis. Kjo lëvizje u ringjall pas një pranie të shtuar të britanikëve në 1948 pas përfundimit të Mandatit Britanik për Palestinën.
Në kundërpërgjigje të thirrjeve të grekëve qipriotë për bashkim me Athinën, turqit qipriotë filluan të bënin thirrje për “taksim”, që në gjuhën turke do të thotë ndarje e ishullit. Pas dështimit të negociatave midis britanikëve, greko-qipriotëve dhe turko-qipriotëve në vitin 1955, Ethniki Organosis Kyprion Agoniston (EOKA), ose Organizata Kombëtare e Luftëtarëve Qipriotë, nisi një fushatë të armatosur kundër britanikëve, duke luftuar për kauzën e Enosis.
Duke e konsideruar Enosis si një kolonializëm grek, turko-qipriotët themeluan Turk Mukavemet Teskilati (TMT), ose Komitetin e Rezistencës Turke, si pjesë e lëvizjes së tyre rivale për t'i rezistuar kolonializmit britanik. Lufta për Pavarësinë e Qipros, zgjati midis viteve 1955-1959, dhe gjatë kësaj kohe në ishull u vendosën shumë ushtarë britanikë që u përpoqën të shtypnin lëvizjet për pavarësi.

Shumë njerëz u torturuan nga ushtarët britanikë. Në vitin 1959, Marrëveshja e Londrës dhe Zyrihut i hapi rrugën miratimit të kushtetutën së shtetit të pavarur të Qipros. Pakti e përjashtoi mundësinë e bashkimit të ishullit me Greqinë, po ashtu edhe ndarjen e tij midis turqve dhe grekëve etnikë.
Britania e Madhe, Greqia dhe Turqia firmosën marrëveshjen për pavarësinë e ishullit, dhe më 16 gusht 1960 Qipro arriti zyrtarisht pavarësinë. Republika e Qipros parashikonte ndarjen e pushtetit mbi baza etnike, por pati që në fillim tensione midis qipriotëve grekë dhe turq në administratë
Pas një krize qeveritare, Gjykata Kushtetuese deklaroi në vitin 1963 se Kryepeshkopi Makarios, presidenti i Qipros, kishte dështuar të mbështeste kushtetutën dhe të siguronte krijimin e bashkive të veçanta për turqit qipriotë. Por Makarios e injoroi vendimin e gjykatës duke propozuar 13 amendamente kushtetuese, që do të zhbënin ndarjen e pushtetit midis grekëve dhe turqve qipriotë.
Konflikti i hapur shpërtheu për shkak të ngjarjeve që u bënë të njohura si Krishtlindjet e Përgjakshme. Më 21 dhjetor 1963, një çift turqish qipriotë u ndaluan nga një patrullë e policisë greko-qipriote për një kontroll rutinë të identitetit.

Shumë shpejt aty u grumbulluan për të protestuar një turmë turqish, dhe të paktën 2 turq qipriotë u vranë nga të shtënat nga ana e patrullës së policisë. Incidenti u pasua nga përleshje të dhunshme në të gjithë vendin dhe vetëm në një ditë - 24 dhjetor - u vranë 31 qipriotë turq dhe 5 grekë qipriotë.
Kur përplasjet u shtuan Greqia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar u mblodhën me urgjencë në një tryezë dhe vendosën të dërgojnë një mision prej 7.800 trupash, të njohur si Forca e Përbashkët e Armëpushimit, për të lehtësuar dhe monitoruar armëpushimin. Makarios ra dakord të krijonte një zonë tampon që do të kontrollohej nga britanikët.
Ajo ndante në mes kryeqytetin Nikozia. Luftimet vazhduan edhe në vitin 1964, dhe sipas OKB u shkatërruan plotësisht 500 shtëpi, u dëmtuan 2.000 të tjera në mbi 100 fshatra, kryesisht të banuara nga turqit qipriotë ose me popullsi të përzier. Në këto kushte, udhëheqja politike turke u tërhoq, gjë që solli rrëzimin e qeverisë.
Por Gjykata e Lartë vendosi se do të vazhdonte të funksiononte, teksa udhëheqja turko-qipriote krijoi enklava të vogla në të gjithë vendin. Ndërsa çereku i turko-qipriotëve, deri në 25.000 njerëz u zhvendosën nga banesat e tyre dhe mbi 500 qipriotë u vranë gjatë valës së dhunës gjatë krizës, Kombet e Bashkuara vendosën në ishull një forcë paqeruajtëse (UNFICYP) më 27 mars 1964.
Kriza zgjati derisa më në fund u ra dakord për një armëpushim më 9 gusht 1964. Por qeveria e Republikës së Qipros, që drejtohej tërësisht nga greko-qipriotët, vazhdoi të injoronte tërësisht enklavat turko-qipriote. Në këto kushte, turqit kthyen kokën nga Turqia për mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake.

Në vitin 1967, një grusht shteti ushtarak në Greqi çoi në vendosjen e një diktature ushtarake të krahut të djathtë, e cila do të sundonte mbi Greqinë për shtatë vitet e ardhshme. Më 15 korrik 1974, Junta kreu një grusht shteti kundër presidentit të Qipros, Kryepeshkopit Makarios, duke e rrëzuar atë nga pushteti dhe zëvendësuar me kreun e grushtit të shtetit, Nikos Sampson.
Ai shpalli krijimin e Republikës Helenike e Qipros, në një përpjekje të re për t’u bashkuar me Greqinë. Në kundërpërgjigje, Turqia nisi pushtimin e Qipros më 20 korrik 1974, me angazhimin e mbi 40 mijë trupave dhe me mbështetjen e Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Luftimet u zhvilluan në të gjithë ishullin, dhe pavarësisht marrëveshjes së armëpushimi të arritur 23 korrik, ato vazhduan dhe më 14 gusht. Turqia nisi një ofensivë të dytë dhe pushtoi Morfun, Famagustën dhe Karpasian. Mijëra grekë dhe turq qipriotë u vranë dhe u plagosën, dhe 50 vjet më vonë, të paktën 1.000 njerëz konsiderohen ende të zhdukur.
Pushtimi përfundoi më 18 gusht, dhe sot turqit zotërojnë 38 për qind të sipërfaqes së ishullit. Si rezultat i pushtimit, 160.000-200.000 grekë qipriotë u larguan nga veriu i ishullit, ndërsa deri në 50.000 turq qipriotë u larguan nga jugu. Në vitin 1975, pjesa veriore e ishullit u shpall si Shteti Federativ Turk i Qipros. Ai e shpalli pavarësinë e tij dhe u bë Republika Turke e Qipros në vitin 1983, por njihet vetëm nga Turqia.
Turqia vazhdon të mbajë në Qipron Veriore deri në 40.000 trupa, me një kosto prej rreth 480 milionë dollarësh. Ndërkohë subvencionimi i buxhetit i kushton Turqisë qindra miliona dollarë të tjerë çdo vit.
Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohu...
Termi “oligark” është bërë shumë i zakonshëm që nga fillim...
Njerëzit u nënshtrohen operacioneve plastike për një sërë ...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
Një nga puthjet më të famshme në histori, nuk është midis ...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
Një mëngjes dimri në vitin 1892, në dukje një ditë si ...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
Më 15 nëntor, popullsia e botës pritet të kalojë 8 miliard...
Për shekuj me radhë perandoritë kanë qenë forma dominuese ...
Nëse u besoni mediave, ne po jetojmë në mesin e një krize ...
Nuk është një sekret fakti që shumica prej nesh ndiejnë di...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Gjigantët e teknologjisë kanë zënë një rol qendror në ...
Pasi “The Economist” e krahasoi kohën e qëndrimit të Liz T...
Shqipëria barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj A...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...