web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvillimi i komunikimit ndaj neurodiversitetit/ Terapistja Enkelejda Zelaj për CNA: Ja terapitë më të mira për fëmijët

30 Qershor 2026, 18:29, Aktualitet CNA

Terapistja Enkelejda Zelaj ishte e ftuara e episodit të fundit të podcast-it “Ndryshe, por bashkë” në CNA TV.

Duke u ndalur te një sërë trajtimesh që ofrohen në ditët e sotme për zhvillimin e fëmijëve që hasen me aspekte të neurodiversitetit, Zelaj ceçoi disa prej tyre si më efektivet për këto mosha.

Sipas terapistes, ka një dallim thelbësor ndërmjet terapive, ndërsa përzgjodhi mes shumë të tjerash terapinë e lojës, komunikimin verbal, si edhe terapinë individuale, si qasjet më të mira shkencore për kominikimin zhvillimin e të miturve.

“Të dyja më pëlqejnë shumë, por do të zgjidhja terapinë e lojës. Sepse nëpërmjet lojës i japim mundësi fëmijës për të zhvilluar komunikim, aftësi sociale, por edhe për të strukturuar sjellje. Kështu që, terapia e lojës i ka të gjitha elementët. Do të zgjidhja komunikimin verbal sepse Pexi është një sistem i shkëmbimit sipas figurave drejt komunikimit verbal. Por edhe suporti vizual është shumë i rëndësishëm. Do të zgjidhja edhe terapinë individuale për aq kohë sa do t’i duhet një individi për të hyrë në terapinë në grup hap pas hapi dhe në kohë të limituar”,-tha terapistja./CNA





Lajmet e fundit nga