web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau vajzën e tij, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin

1 Maj 2026, 12:51, Aktualitet CNA

Vrau vajzën e tij, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një shtetas palestinez, Fadi Alwan, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij 24-vjeçare, Rayyan Alwan.

Sipas akuzës, ai do të përballet me veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”, e cila parashikon dënim maksimal deri në burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 shkurt 2025 në një banesë me qira në Tiranë, ku e reja u gjet pa shenja jete.

Hetimet më vonë çuan autoritetet drejt babait të saj si autor i dyshuar i krimit.

Ekspertiza mjekoligjore ka treguar se viktima ka pësuar disa goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, plagë që rezultuan fatale.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga Shqipëria, por u lokalizua dhe u arrestua në Liban në prill 2025, pas bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë.

Sipas hetimeve, krimi dyshohet të ketë motive familjare, të lidhura me konflikte për mënyrën e jetesës së vajzës dhe presione brenda familjes, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të përfshirjes së një historie që lidhet me jetën e saj në Gjermani.

Çështja pritet të shqyrtohet tashmë në gjykatë, ku prokuroria do të paraqesë provat ndaj të pandehurit./ CNA





Lajmet e fundit nga