Sondazhi/ Si e vlerësoni transportin publik?
Transporti publik është një nga shërbimet më të përdorura ...
Betonizimi pa kriter, trafiku i rënduar dhe kantieret e pafundme të ndërtimit kanë prodhuar një emergjencë mjedisore në kryeqytet. Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e Partisë Demokratike, akuzon drejtpërdrejt drejtuesit e bashkisë se pas 12 viteve premtime për "qytet të gjelbër", realiteti i dokumentuar nga vetë institucioni është alarmant.
Partia Demokratike paralajmëroi se kjo çështje do të ndiqet me prioritet në Këshillin Bashkiak, duke kërkuar një plan emergjent për trafikun dhe hetim të menjëhershëm për burimet e plumbit në ajrin që thithin shqiptarët.
“Prej vitesh, Partia Demokratike ka denoncuar një të vërtetë të hidhur për Tiranën: kryeqyteti ynë nuk po zhvillohet për qytetarët, por po shfrytëzohet kundër tyre.
Prej vitesh kemi denoncuar betonizimin pa kriter, trafikun e rënduar, kantieret pa kontroll, mungesën e transportit publik dhe shkatërrimin e cilësisë së jetës në Tiranë.
Për vite me radhë, bashkia i ka quajtur këto denoncime ‘politikë’. Por sot nuk është më vetëm opozita që flet.
Sot flet vetë dokumenti i Bashkisë së Tiranës.
Dhe e thotë qartë: Tirana nuk merr frymë, por ajër të ndotur, shumë herë mbi normat e lejuara.
Në dokumentin e vet zyrtar, bashkia pranon nivele alarmante të PM10, PM2.5 dhe plumbit në pika kyçe të qytetit.
Le ta themi thjesht, që ta kuptojë çdo qytetar.
PM10 është pluhuri i imët që qytetarët e thithin çdo ditë nga trafiku, nga rrugët e bllokuara, nga kantieret, nga ndërtimet dhe nga qyteti i kthyer në një kantier të pafund. Sipas dokumentit, në pika kyçe të Tiranës, PM10 arrin 102.8 mikrogramë për metër kub. Norma nga OBSH është 15 mikrogramë për metër kub.
Pra, PM10 del thuajse 7 herë mbi normat e OBSH-së.
PM10 nuk është thjesht pluhur që ndot xhamat apo rrugët. Ai futet në rrugët e frymëmarrjes dhe përkeqëson astmën, bronkitin dhe sëmundjet respiratore.
Pastaj kemi PM2.5, grimcat edhe më të rrezikshme. Ato janë aq të imëta sa futen thellë në mushkëri dhe lidhen me probleme serioze të frymëmarrjes dhe të zemrës.
Sipas të njëjtit dokument, në pika kyçe të Tiranës, PM2.5 arrin 70.7 mikrogramë për metër kub. Norma vjetore është 5 mikrogramë për metër kub. Pra, PM2.5 del 14 herë mbi normë.
Edhe më alarmant është plumbi. Plumbi në ajër është një kërcënim serioz për shëndetin publik, sidomos për fëmijët. Ai lidhet me dëmtime të sistemit nervor, probleme në zhvillim dhe pasoja afatgjata për shëndetin.
Dhe çfarë thotë dokumenti i bashkisë? Në pika kyçe të Tiranës, niveli i plumbit arrin 3.51 mikrogramë për metër kub. Norma është 0.5 mikrogramë për metër kub. Pra, 7 herë mbi normën.
Kjo nuk është më thjesht ndotje, por kërcënim për shëndetin publik. Është kambanë alarmi për çdo prind në Tiranë.
Kush mban përgjegjësi? Kush e ka drejtuar Tiranën këto 12 vite? Kush i ka firmosur lejet e ndërtimit? Kush e ka kthyer çdo cep të qytetit në kantier? Kush i ka shtuar kullat, por nuk ka shtuar rrugët? Kush ka folur për qytet të gjelbër? Kush premtoi transport publik modern, por la qytetarët në trafik, pluhur dhe ajër të ndotur? Përgjegjësia është politike.
Dhe përgjegjësia u takon atyre që kanë 12 vite që drejtojnë Tiranën. Prandaj sot, nga selia e Partisë Demokratike, kërkojmë masa të menjëhershme.
Së pari, publikim të përditshëm të cilësisë së ajrit në çdo zonë problematike të Tiranës.
Së dyti, kontroll të menjëhershëm të çdo kantieri ndërtimi.
Së treti, hetim të menjëhershëm për burimet e plumbit në ajër.
Së katërti, plan emergjent për trafikun dhe transportin publik.
Së pesti, përgjegjësi politike.
Partia Demokratike nuk do ta lërë këtë çështje të mbyllet me një raport. Ne do ta ndjekim në Këshillin Bashkiak. Do ta ndjekim në institucione. Do ta ndjekim publikisht, çdo ditë”, ka deklaruar Jonathan Pano./ CNA
Transporti publik është një nga shërbimet më të përdorura ...
Të hënën në mesditë, Kolegjet e Bashkuara pritet të japin ...
Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer nga 1 maji mundësinë e ...
Prej javësh, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka zbarkua...
Sindikata të ndryshme kanë dalë këtë të premte për të prot...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka qenë pjesë e delegaci...
Avokati Kujtim Cakrani ka bërë deklarata të forta lidhur m...
Gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (...
Kontrolle janë kryer në burgun e Durrësit, ku, sipas infor...
Çdo vit, më 1 Maj, njerëzit në të gjithë botën kujtojnë Di...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reagur sot për herë të p...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozu...
Avokati Saimir Vishaj me anë të një postimi në rrjetet soc...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se në situatën në të cilë...
Raportohet se një delegacion amerikan ka mbërritur ditën e...
Në Vlorë është denoncuar një rast i dyshuar mashtrimi fina...
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur lidhur me komentet...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim për zgj...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano kom...
Në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u zhvillua ce...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftur pasditen e kësaj të diele se ...
Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues...
Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fsh...
Një aksident me një viktimë ka ndodhur në aksin rrugor Fus...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha sot se presi...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...