VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u zhvillua ceremonia e 75-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar.
Në këtë ceremoni jubilare morën pjesë President i Republikës Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjenerallejtënant, Arben Kingji, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Aviacionit, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut etj.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësoi se transformimi i Forcës Ajrore nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e aleatëve duke theksuar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për modernizimin e Forcës Ajrore, Ppesidenti Begaj e cilësoi planin si ambicioz dhe të domosdoshëm.
“Plani i modernizimit të Forcës Ajrore është ambicioz dhe i nevojshëm. Modernizimi i flotës me helikopterë, zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të bazuar në tokë, GBAD, ngritja e Detashmentit të Avionëve pa Pilotë, plotësimi i sistemit të integruar të vëzhgimit ajror dhe transformimi i bazës si Bazë Taktike Ajrore e NATO-s janë investime me të cilat ne kemi hapur një kapitull të ri, një kapitull ku Forca Ajrore nuk është vetëm garant i sovranitetit, por është edhe kontribues aktiv në sigurinë kolektive”, u shpreh Begaj.
Ministri i Mbrojtjes, Nufi foli për një investim të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas dy dekadash. Shkolla e Aviacionit do të përgatisë pilotë ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorë ajrorë duke ruajtur traditën e aviacionit ushtarak në vend.
“Ringritja e Shkollës së Aviacionit është një hap i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë e traditës dhe përgatitjen e brezave të rinj të pilotëve dhe specialistëve”, u shpreh ministri Nufi.
Më tej, ministri i Mbrojtjes Nufi u shpreh se modernizimi i kapaciteteve ekzistuese është prioritet strategjik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, duke nënvizuar se po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore. Sipas ministrit, baza ajrore taktike e Kuçovës mbetet një pikë kyçe strategjike për Shqipërinë dhe për vetë Aleancën, që rrit rolin e Shqipërisë në rajon.
“Modernizimi i kapaciteteve janë pikërisht investimi në mjete, në teknologji dhe në sisteme që janë thelbësore për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë me aleatët tanë.
Zhvillimi i kapaciteteve të reja, sidomos i mjeteve pa pilot, modernizimi i sistemeve të radarëve, forcimi i mbrojtjes kundërajrore, si elementë shumë të rëndësishëm dhe krucial për realitetin e sotëm të sigurisë. Dhe së fundmi, konsolidimi i aseteve strategjike, si baza ajrore e Kuçovës, ku ne sot kemi zgjedhur pikërisht për të bërë festimin e 75-vjetorit të Forcës Ajrore, i cili nuk është një aset vetëm kombëtar shqiptar, por është edhe një aset për të gjithë Aleancën Ushtarake të NATO-s, një kontributor i paqes dhe një tregues i forcës ushtarake”, u shpreh ministri Nufi.
Duke u ndalur te etapat e historisë së transformimit të Forcës Ajrore, ministri i Mbrojtjes Nufi, vlerësoi kontributin e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve që kanë shërbyer, në shërbim të Atdheut.
Më 24 prill 1951, u bë e mundur që të realizohej fluturimi i parë në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë e cila shënoi dhe datën zyrtare të krijimit të Aviacionit Luftarak Shqiptar. Në këtë ngjarje historike, piloti i talentuar Peço Polena, realizoi fluturimin e parë me aeroplanin tip JAK-9P, të montuar nga specialistët shqiptarë.
Po në këtë ditë, u krijua edhe formacioni i parë për këtë armë dhe u quajt Skuadrilja e parë Luftarake e Aviacionit, me komandant pilotin Babaçe Faiku e kompletuar me 12 avionë tip Jak-9 dhe dislokim në aerodromin e Laprakës në Tiranë.
Avokati Genc gjokutaj ka folur për mediet pas seancës në G...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka dalë pas rreth 4 or...
Jamarbër Malltezi ndau sot disa deklarata pas daljes nga G...
Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi, ka dalë nga am...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë socialsite, Taulnat B...
Doktoresha Mereme Sela është një nga kandidatet që ka dorë...
Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi, është paraqitu...
Pas vizitës në Korçë, drejtori i Përgjitshëm i Policisë së...
Mbledhja e radhës e Këshillit për Legjislacionin u zhvillu...
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka folur në konferencën...
Sot në GJKKO po dëshmon kreu i Grupit Parlamentar të PS-së...
CNA dy ditë më parë, konkretisht më 28 prill ka denoncuar ...
Rossmann & Lala vazhdon zgjerimin në Shqipëri me hapjen e ...
Situata alarmante në periferi të kryeqytetit ka marrë përm...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, po dësh...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë ...
Skandali i hedhjes së inerteve në lumin e Tiranës dhe Rrug...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Agjencia për Medi...
Vodafone Business Albania merr pjesë për të pestin vit rad...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, është paraqitur në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...