web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimet për Ballukun/ Administratori i “Alko Impex”, në SPAK

30 Prill 2026, 14:52, Aktualitet CNA

Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi, është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Thirrja e tij ka të bëjë me hetimet që po bëhen për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Kujtojmë se së fundi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke urdhëruar një valë të re kontrollesh.

Sipas raportimeve, janë autorizuar rreth 15 kontrolle, të cilat përfshijnë jo vetëm persona të afërt të saj, por edhe individë të tjerë që dyshohet se mund të kenë lidhje me çështjen.

Në fokus është edhe verifikimi i pasurive, ku në “filtrin” e SPAK-ut kanë kaluar disa familjarë, përfshirë edhe vëllain e saj./ CNA





Lajmet e fundit nga