web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet kufitare për verën

1 Maj 2026, 11:31, Aktualitet CNA

Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet kufitare për verën

Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer nga 1 maji mundësinë e kalimit të lirë për automjetet me targa të dy vendeve, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në kufi deri më 30 shtator.

Sipas këtij vendimi, qytetarët shqiptarë dhe shqiptarët e Kosovës do të kalojnë pa ndalesa dhe pa kontrolle standarde në pikat kufitare tokësore, veçanërisht në pikën më të ngarkuar Morinë–Vërmicë.

Ndërkohë, automjetet me targa të huaja do t’u nënshtrohen vetëm kontrolleve të shpejta për të shmangur vonesat dhe radhët, sidomos gjatë sezonit turistik veror.

Masat vijnë pas një periudhe dymujore me kontrolle të plota kufitare, ndërsa në fundjavë dhe festa ishte ruajtur një regjim më i lehtësuar.

Autoritetet thonë se ky bashkëpunim synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, të nxisë turizmin dhe të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve, veçanërisht gjatë muajve të verës kur fluksi i udhëtarëve rritet ndjeshëm./ CNA





Lajmet e fundit nga