web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Këlliçi: Procesi duhet të bazohet në meritë dhe jo në kompromis me standardet

1 Maj 2026, 10:06, Aktualitet CNA

Integrimi në BE/ Këlliçi: Procesi duhet të bazohet në

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka qenë pjesë e delegacionit që ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Këlliçi ka zbuluar se gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë bisedimeve u theksuan shqetësimet për regresin demokratik, mungesën e zgjedhjeve të lira, korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar në vend.

Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, nënvizon se integrimi europian i Shqipërisë duhet të bazohet në meritë dhe jo në kompromis me standardet.

“Integrimi europian i Shqipërisë duhet të bazohet në meritë dhe jo në kompromis me standardet!

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, zhvilluam një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovi?.

Në këtë takim, si pjesë e delegacionit tonë të kryesuar nga Prof. Dr. Sali Berisha, diskutuam mbi procesin e integrimit europian dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

U theksuan fort shqetësimet për regresin demokratik, mungesën e zgjedhjeve të lira, korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar në vend. Z. Berisha ndau bindjen se rruga drejt Bashkimit Europian duhet të kalojë përmes përmbushjes reale të standardeve dhe jo përmes qasjeve të diktuara nga interesa gjeostrategjike.

Kryeministri Andrej Plenkovi? rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.

Në përfundim, u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me synim mbështetjen e demokracisë dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe rajonit.

Në takim, Kryeministri Plenkovi? shoqërohej nga Zdravka Buši?, Zëvendëspresidente e HDZ dhe deputete; Andro Krstulovi? Opara, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe deputet; Tomislav Leko, Zëvendësshef i Zyrës së Kryeministrit; dhe Tea Jerkovi?, Këshilltare e Presidentit të HDZ.

Ndërsa në delegacionin tonë të kryesuar nga Dr. Berisha, merrnin pjesë Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Enri Çeno”, shkruan deputeti Belind Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga