web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi/ Si e vlerësoni transportin publik?

1 Maj 2026, 12:10, Aktualitet CNA

Sondazhi/ Si e vlerësoni transportin publik?

Transporti publik është një nga shërbimet më të përdorura nga qytetarët në vend, por njëkohësisht edhe një nga më të kritikuarit.

Në përditshmëri, përdoruesit e autobusëve urbanë raportojnë probleme të përsëritura si stacione të mbipopulluara, vonesa të shpeshta dhe vështirësi në oraret e qarkullimit.

Këto shqetësime janë bërë pjesë e zakonshme e ankesave të qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë me transport publik.

CNA shpesh ka denoncuar në lidhje me shërbimin urban në kryeqytet duke nisur nga gjendja e urbaneve, mirëmbajtja e tyre, vonesat, mbushja tej kapaciteteve etj.

Duke pasur parasysh që është një nga shërbimet që përdoret më së shumti nga qytetarët CNA ka bërë një sondazh duke pyetur qytetarët se si e vlerësojnë transportin publik.

Për të dhënë mendimin tuaj mjafton të zgjidhni një nga mundësitë e vendosura në sondazh: “Shumë mirë”, “Mirë”, “Keq”, “Shumë keq”.

Votën tuaj mund ta jepni në linkun e mëposhtëm:

Poll

Në kryeqytet trafiku i rënduar dhe mungesa e korsive të dedikuara për autobusët ndikojnë në vonesa të vazhdueshme, duke ulur efikasitetin e linjave urbane.

Pavarësisht përdorimit të gjerë të transportit publik, qytetarët kërkojnë përmirësim të shërbimit, rritje të frekuencës së autobusëve dhe menaxhim më të mirë të orareve, sidomos në orët e pikut./ CNA





Lajmet e fundit nga