LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Berisha sulmon SPAK/ “Seksion i bandës Bajri”

5 Nëntor 2023, 18:43, Aktualitet CNA
VIDEO-Berisha sulmon SPAK/ “Seksion i bandës Bajri”
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ripublikuar deklaratën e tij ku sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe e akuzon duke e quajtur një sekssion të bandës Bajri.

Përmes një video, të shkëputur nga deklaratat e tij gjatë javës, Berisha e quan SPAK-un, organizatë kriminale.

SKAPI i partisë është një seksion i bandës Bajri. Është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale.

SKAPI i partisë pas disa muajsh pseudohetimesh mbylli dosjen e tyre në Tiranë duke deklaruar më të paimagjinueshmen se ata nuk përbënin organizatë kriminale.

Organizata kriminale e SPAK transferoi dosjen në Shkodër dhe në Shkodër gjithçka ishte në rregull dhe Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15-vjeçare të dalë i pafajshëm.

Banda e Bajrit me autokolonën e krimit bëri gjithçka, instaloi në pushtet një kryebashkiak mandati të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri”, thotë Berisha./ CNA

Lajmet e fundit nga