
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se ka nevojë për një luftë edhe më të ashpër ndaj fenomenit të trafikimit të drogës.
Në një postim në rrjetet sociale Balla tha se duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt.
Ai u shpreh se duhet të rriten perimetrat e kontrollit dhe sigurisë edhe rreth e pranë shkollave, ku rrjeta e policisë ta kapë me patjetër çdo keqbërës.
Postimi i plotë:
Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt.
Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Pra duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike. Duhet të rrisim sa të mundemi perimetrat e kontrollit dhe sigurisë rreth e pranë shkollave, ku rrjeta jonë të kapë me patjetër çdo keqbërës. Nëse Policia e Shtetit synon të kthehet në institucionin më të besuar, duhet pikësëpari të mos zhgënjejmë prindërit që presin prej nesh të parandalohet dhe luftohet shitja e drogave në përgjithësi dhe në afërsi të shkollave në veçanti. Prindërit në shtator kur të rifillojë viti shkollor do të na e ribesojnë ne këtë detyrë. Policia e Shtetit duhet ta mbajë fjalën dhe bëjë detyrën! E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit!/ CNA
Këtë të martë janë zhvilluar protesta në Prishtinë dhe Shk...
Dy të mitur janë lënduar ditën e sotme në Himarë pasi ...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është ...
Kontrolli i Lartë i shtetit ka publikuar raportin përfundi...
Gazetari Blendi Fevziu ka vijuar me denoncimet me skan...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po pushon në Vlorë...
Skandali i incineratorëve e ka lënë Shqipërinë me një qeve...
Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbled...
Mediat e huaja i kanë kushtur vëmendje kontrabandës së emi...
Policia Tiranë bëri me dije se 5 shtetas janë vënë në pran...
Mesditën e kësaj të marte janë dëgjuar të shtëna me ar...
Një 32-vjeçare është proceduar penalisht pasi akuzohet se ...
Gazetarja Anila Hoxha, përmes një shkrimi të gjatë ka zbul...
Dy turistë, të cilët mbetën të bllokuar në një zonë te...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklara...
Afera e inceneratorëve është quajtur afera e shekullit...
Moderatori Blendi Fevziu ka denoncuar hedhjen e plehrave p...
Festa e Birrës, e kthyer tashmë në një nga eventet më të m...
37 emigrantë të paligjshëm, të cilët po udhëtonin me 3 gom...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se AMP, (Agjencia ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...