
Të hënën e 7 gushtit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkoi në Vlorë dhe kritikoi Drejtorin e Kufirit, Eduard Sulejmani, pas denoncimeve të bëra nga CNA se zyrtari i policisë sulmon bizneset dhe njerëzit e pajisur me dokumente për të marrë haraçin.
Balla “i tërhoqi veshin” Sulejmanit, teksa tha se ka rrjedhje informacioni dhe po dekonspirohen aksionet e Policisë së Shtetit.
Kur ka kaluar vetëm 3 ditë nga kjo ngjarje, ministri i Brendshëm ka “zbarkuar” sërish në Vlorë.
Por, kësaj radhe Balla ka mbajtur një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim.
“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, dukë krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje. Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale.
Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij. Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.
Ai kërkoi angazhim të lartë dhe integritet në punën e oficerëve të Policisë, në betejën e përditshme me paligjshmërinë dhe krimin e organizuar në veçanti.
“Ju lutem mos e ulni ritmin që keni dhe këtë standard që po vendosni. Dua ta falënderoj Drejtorin, 2 nëndrejtorët dhe secilin prej efektivëve e oficerëve të përfshirë në këto goditje të njëpasnjëshme të krimit të organizuar dhe sigurisë publike”, nënvizoi ministri i Brendshëm./ CNA
Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zg...
Ndërkohë që fakte të tjera po dalin në dritë ditë pas dite...
Më datë 19 korrik lajmi se BE-ja ka pezulluar fondet për b...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës, Gazment B...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës p...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur alarmin për ...
Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, po kryen më së miri de...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ëshë shprehur se akuzat siku...
Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur "shigjet...
Komisioni Rregullator miratoi këtë të hënë me 3 vota pro d...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ripërsëritu...
Prej disa ditësh, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka artiku...
Më 28 korrik u raportua zhvillimi i operacionit “Metamorfo...
Ish-deputeti Lefter Maliqi paralajmëron se do të bëjë ...
Të premten, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencë...
CNA raportoi dy ditë më parë se ish-kandidati për kryetar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Këtë të premte ka filluar të zvogëlohet me 25% të tjera pr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...