Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Çfarë pritet të diskutohet
Këtë të premte, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin...

Këtë të premte ka filluar të zvogëlohet me 25% të tjera prania së policisë në tri ndërtesat e komunave në veri të Kosovës.
Për tërheqjen e trupave policorë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kurti thotë se ky vendim u mor pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që mbajtën dy ditë më parë drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in.
Ai deklaron se ulja e numrit të policëve nuk do të jetë e menjëhershme, por graduale vetëm në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre.
“Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri të vendit tonë. Kjo vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që pardje mbajtën drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in. Pra, siguria është e mirë, situata është e qetë, dhe mund ta zvogëlojmë ca praninë e policisë sonë. Sundimi i ligjit dhe rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme. Falënderojmë policinë dhe qytetarët pa dallim për bashkëpunimin dhe korrektësinë.
Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit.
Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim. Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior.
Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike. Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë”, thekson kreu i qeverisë së Kosovës./ CNA.al
Këtë të premte, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbajtur një takim ...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte koncesionin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta nd...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe familjarët e tij...
Partia Demokratike ka ngritur sërish akuza për aferën në i...
Që prej 1 gushtit, shërbimi për kartat e identitetit ose p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidh...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka bërë një denoncim...
Brenda vitit përfundon godina e re në maternitetin “Mbretë...
Tufa e lulzimsave, një sekt i vogël brenda PD-së që mban v...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka përsh...
Prokuroria e Posaçme sekuestroi këtë të martë inceneratori...
Myslim Murrizi ka ndarë me ndjekësit një video ku janë alt...
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të nisë një proc...
Lulzim Basha, i cili ka nisur një tur takimesh me nga 10-1...
Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve është shembur nga Bash...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka ngritur alarm këtë të mart...
Kryetari i partisë së inceneratorëve, LSI-së së vjetër, Il...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë mesditën ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...