
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat, tha se drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, po shkarkon gazetarët dhe stafin për ta kthyer atë në një kazermë që u bindet urdhrave absurde të tij.
Zhupa thotë se klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës të Pezës në "Alpenews" apo në "Ora", njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe më dramatike situatën.
Shqipëria po vjen me rënie sa i përket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqësojnë situatën, sipas Zhupës.
Deklarata e plotë:
"Që nga zgjedhja e paligjshme në krye të RTSH-së, në emër të Partisë Demokratike, kam denoncuar të gjitha shkeljet ligjore për caktimin me porosi të Alfred Pezës si drejtor i RTSH-së. Qendrimin e tij si drejtor i paligjshëm, po e shoqëron edhe me vendime të paligjshme për shkarkimin e gazetarëve dhe stafit pa asnjë arsye, vetëm e vetëm për ta kthyer atë në një kazermë që u bindet urdhrave absurde të tij.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vendime të tilla ekstreme i konsideron arbitrare dhe që përbëjnë një klimë tensioni, presioni dhe ndëshkimesh ndaj gazetarëve, aq më tepër në kushtet kur në këtë institucion nuk ekzistojnë përfaqësime sindikale dhe struktura dialoguese mes administratorëve dhe entiteteve profesionale apo punonjësve që largohen.
Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, shkroi në "Twitter" se nga këto shkarkime ishin “të alarmuar” për shkarkimet “arbitrare”.
Shqetësimi që kanë ngritur BIRN, Safe Journalist, shoqatat e gazetarëve, vetë gazetarët e prekur kanë gjithë mbështetjen tonë.
Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës të Pezës në "Alpenews" apo në "Ora", njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe më dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizion privat për qokat e Pezës, duke cenuar gazetarinë dhe profesionalizmin.
Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, që vendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që u përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në në një televizion të shikueshëm.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Këshillit Drejtues, si organ që monitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH-së, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të rihapë garën për drejtor të RTSH-së.
Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së Unionit të Gazetareve që OSBE të monitorojë situatën.
Shqipëria po vjen me rënie sa i përket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqësojnë situatën dhe tregojnë qartë vullnetin politik për të shkatërruar median dhe për të kontrolluar çdo gjë politikisht."/ CNA
Afera e inceneratorëve është quajtur afera e shekullit...
Moderatori Blendi Fevziu ka denoncuar hedhjen e plehrave p...
Festa e Birrës, e kthyer tashmë në një nga eventet më të m...
37 emigrantë të paligjshëm, të cilët po udhëtonin me 3 gom...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se AMP, (Agjencia ...
Bashkia Korçë ka hedhur për herë të parë në tavolinë disku...
Në vitin 2016 qeveria bëri ndryshime themelore në ligjin o...
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në ...
The New York Times i ka kushtuar një artikull ish agje...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar s...
2 ditë na ndajnë nga festa më e madhe verore në vendin ton...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur lidhur me ...
Teksa po mbahet protesta për kryetarin e zgjedhur të B...
Ish kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të Korçës....
Ka nisur protesta në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur ...
Banorë të Divjakës po protestojnë prej ditësh për mbeturin...
Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia e tij italia...
Një 82 vjeçare e cila ishte deklaruar e humbur nga 11 Gush...
Një 17-vjeçar, në Lezhë ka rënë në prangat e policisë. Gj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...