
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas një postimi të këtij të fundit në lidhje me protestën e mbajtur një ditë më parë për lirimin e Belerit nga burgu.
Beleri tha se “për krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar në 33 vjet. Në 33 vjet që kemi dëgjuar për krime zgjedhore, vetëm një grek është arrestuar dhe vetëm një grek që publikisht është cilësuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet në burg”.
Ai u shpreh se drejtësia vonon po nuk harron.
Reagimi i Belerit:
Duke falenderuar të parët votuesit e mi dhe më tej miqtë e mi për mbështetjen e tyre ditën e djeshme, dua t’i kthej një përgjigje të shkurtër Kryeministrit të vendit tim që megjithë angazhimet e tij me miqtë mezi priti të zbardhte dita dhe të jepte komentin e tij për protestën e djeshme në Himarë. Vendimet e gjykatave ‘të reformuara’ është e vërtetë që nuk komentohen, por nuk mund të deklarojë që këto gjykata e prokurori janë të pavarura prej tij. Në çdo rast, para se të arrestohej një prej të tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithë publiku i di rastet, para se të arrestohen të tijtë, merret leje dhe i jepet kohë të bëjë deklaratat justifikuese paraprakisht, përgjegjësia është individuale.
Është e vërtetë që shumë nga të zgjedhurit dhe miqtë e tij janë në burg sot, por asnjë prej tyre për krime zgjedhore, por për krime që kanë të bëjnë me shpërdorime fondesh publike në përmasa gjigande, që çuditerisht i bënin pa ditur gjë kryeministri, megjithëse ka qenë në karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Për krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar në 33 vjet. Në 33 vjet që kemi dëgjuar për krime zgjedhore, vetëm një grek është arrestuar dhe vetëm një grek që publikisht është cilesuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet në burg.
Të gjithë i kemi dëgjuar regjistrimet e dosjes së Dibrës dhe Durrësit, deri në Gjermani kanë shkuar, por asnjë prej atyre që u dëgjuan nuk është arrestuar, por janë ngritur në detyrë, një ministër madje. Ëdhë Erdogani si ju flet për Drejtësi të Pavarur. Dhe është ankuar se Amerika dhe Europa ndërhyjnë në punët e gjyqësorit Turk.
Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie që nuk ndërhyn në sistemin e drejtesisë!! Edhe në diktaturë me vendime gjykate përndiqnin kundërshtarët politikë paraardhësit Tuaj, Z.Kryeministër !
Sa për pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, që ia drejton gjithkujt, vetëm nga vetja nuk e kthen z. Kryeministër, punonjësit e tu në kadastër i detyrojnë pronarët e ligjshëm t’u shesin pronat që t’ua regjistrojnë. Të të kujtoj një shokun tënd që shkarkoi 5-6 shefa kadastre në Vlorë që të mos i regjistronin pronën të zotit se e kishte piketuar ai për investime strategjike.
Sa për lirinë e shprehjes që himariotet ushtruan dje, nuk na e keni dhënë Ju z.Kryeministër, por ka lindur me ne dhe është mbrojtur me gjak. Të mburresh në 2023, kur komunizmi ka rënë prej 33 vitesh, se po na lenë të shprehemi lirshëm, është arrogancë. Natyrisht neve vetëm të shprehemi na ka mbetur, dhe do presim me durim që drejtësia e “pavarur” nga Ju të flasë fjalën e saj, por kjo çështje nuk mbaron këtu, tek gjykatat e kryeministrit. Populli ka folur z.Kryeministër, lërë të zgjedhurin të bëjë punën e vet, kapërdije mospelqimin, dhe lëri gjykatat të flasin, pa u thënë ti që “provat aty duhet të jenë” dhe se “janë ‘të pavarura’. Drejtësia vonon po nuk harron!!!/ CNA
Kontrolli i Lartë i shtetit ka publikuar raportin përfundi...
Gazetari Blendi Fevziu ka vijuar me denoncimet me skan...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po pushon në Vlorë...
Skandali i incineratorëve e ka lënë Shqipërinë me një qeve...
Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbled...
Mediat e huaja i kanë kushtur vëmendje kontrabandës së emi...
Policia Tiranë bëri me dije se 5 shtetas janë vënë në pran...
Mesditën e kësaj të marte janë dëgjuar të shtëna me ar...
Një 32-vjeçare është proceduar penalisht pasi akuzohet se ...
Gazetarja Anila Hoxha, përmes një shkrimi të gjatë ka zbul...
Dy turistë, të cilët mbetën të bllokuar në një zonë te...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklara...
Afera e inceneratorëve është quajtur afera e shekullit...
Moderatori Blendi Fevziu ka denoncuar hedhjen e plehrave p...
Festa e Birrës, e kthyer tashmë në një nga eventet më të m...
37 emigrantë të paligjshëm, të cilët po udhëtonin me 3 gom...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se AMP, (Agjencia ...
Bashkia Korçë ka hedhur për herë të parë në tavolinë disku...
Në vitin 2016 qeveria bëri ndryshime themelore në ligjin o...
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...