LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

22 Korrik 2023, 12:08, Aktualitet CNA
Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort
Foto ilustruese

Në shtator të vitit 2022 një operacion i IKMT-së zbarkoi në Golem të Durrësit. Për disa ditësh u goditën pishinat e Prestige Resort.

Sipas pretendimeve zyrtare, ishin pa leje, kishin dalë nga projekti dhe kishin bllokuar kalimin e plazhit duke uzurpuar këtë të fundit.

Disa muaj më vonë, pasi u bë një kontroll i plotë i dokumenteve u shemb dhe një hotel pikërisht në Prestige Resort.

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort



Për shumë muaj situata ishte një gërmadhë e vërtetë. Në atë kohë biznesmeni Irfan Hysnebelliu dhe familjarët e tij filluan akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, deri në akuza personale të familjarëve të tij.

Kujtojmë përmendjen e bashkëshortes të kryeministrit, bukën që hante Taulant Balla, kërcënimet e vajzës së Irfanit, etj. etj.

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Daljet e “çmendura” mediatike të Alfred Pezës, deputetët e foltores dhe jo vetëm në resht kryesisht  dhe këta të Ilir Metës denonconin prishjen e pishinave më pas shembjen e godinës. Për pishinat thanë që duhej të ndërhynte më vonë IKMT-ja, ndërsa për hotelin që ishte i paligjshëm e prishi.

Koha kaloi, mesa duket plagët janë shëruar. Në tre javët e fundit sipas të dhënave që ka CNA është punuar në mënyrë të pandalshme tek pishinat e resortit Prestige të cilat janë rikthyer siç i shikoni në fotot e mëposhtme.

CNA.al po sjell disa nga fotot e shembjes dhe fotot e tjera që kanë të bëjnë me rikthimin e pishinës. Çfarë ka ndodhur është pyetja!

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Janë shembur në kundërshtim me ligjin pishinat dhe shteti u tërhoq duke lejuar të ktheheshin aty ku ishin që do të përbënte një skandal të madh nëse do të vërtetonte atë që ka thënë Irfan Hysnebelliu?

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

U tolerua të ndërtoheshin pishinat dhe Irfan Hysnebelliu e uli kokën dhe veshët e tij dhe ka gjetur një marrëveshje me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë?

Hysenbelliu njihet si mbështetës i madh i kryebashkiut Erion Veliaj dhe një kritik i ashpër i zëvendëskryeministres Balluku dhe kryeministrit Rama, por kohët e fundit Irfani si kapter mediatik ka filluar të rrëshkasë diku ndryshe.

Apo ka një version të tretë, i ka blerë dikush tjetër dhe ka investuar duke shmangur fare Irfan Hysenbelliun?

Qeveria i shembi/ Irfani kthen pishinat në Prestige Resort

Por, në fund pyetja më e rëndësishme është "A e drodhi dhe këtë herë Irfani dhe mediat e tij për pishinat e Prestige dhe borxhet e mëdha ku është zhytur me detyrimet që ka ndaj shtetit,  të cilat administrata ia publikoi në vazhdimësi pas sulmeve dhe akuzave të bëra nga mediat e Irfan Hysenbelliut që tani mesa duket do të hedhin vallen e Rilindjes?"/ CNA

 

Lajmet e fundit nga