web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti: Kryengritje kombëtare, reagime në gjithë globin

22 Qershor 2026, 22:57, Aktualitet CNA

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti: Kryengritje kombëtare,

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në një dalje televizive ka folur për protestat për të cilat tha se kanë pasur qëllime të kufizuara.

Goci u shpreh se kjo protestë sipas tij është një kryengritje kombëtare dhe ka ngjallur reagime në të gjithë globin.

Reagime që sipas Gocit nuk kanë ardhur për solidaritet me Tiranën, por sepse qeveria ka pasur gjithë interesin kombëtar dhe vendi ndodhet në një situatë ekzistenciale.

 

“E marrim protestën kështu si, si një event pak ekzibicioni si ku ta di unë, por ndërkohë sigurisht protestat kanë pasur qëllime të kufizuara. Kjo është për mua, është një kryengritje kombëtare, nuk është më thjesht një protestë. Në momentin që bëhet reagime në tërë globin, mund të ketë pasur protesta në diasporë, mund të jenë me qindra nuk e di sa janë.

Dhe këtu pse ka ndodhur kjo? Nuk ka ndodhur për solidaritet me Tiranën, s'ndodh kjo se ndodhi protestë në Tiranë do ngrihen në Toronto. Këtu është që protesta këtu është ngritur sepse shteti, qeveria e ka kapur, domethënë ka kapur tërësisht interesin kombëtar, ka kapur kombin, ka kapur trojet, ka kapur pasuritë materiale, pasuritë shpirtërore, ka kapur gjithçka dhe këtu ne jemi në një situatë ekzistenciale pra, jemi ne apo është një oligarki apo një, ku ta di unë, para që qarkullon që u s'di nga vjen, por për mua është komplet para jo formale dhe nuk është para transparente”, tha Goci./CNA





Lajmet e fundit nga