web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një grup protestuesish gdhihen para Kryeministrisë/ Policia bllokon pjesë të bulevardit

23 Qershor 2026, 09:09, Aktualitet CNA

Prej trei netësh radhazi një grup protestuesish kanë qëndruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar tubimin e tyre edhe në orët e para të mëngjesit.

Protestuesit janë vendosur në zonë me karrige të improvizuara dhe flamuj shqiptarë, ndërsa kanë deklaruar se qëndrimi i tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të drejtuara ndaj qeverisë.

Për shkak të situatës, policia ka kufizuar qarkullimin në një segment të bulevardit, nga ura e Lanës deri pranë Kryeministrisë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut në zonë.

Gjatë protestës janë paraqitur edhe kërkesat kryesore të grupit, të cilat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate./ CNA





Lajmet e fundit nga