web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Çështje e brendshme politike"/ Ministria e Jashtme e Gjermanisë, reagim për protestat në Tiranë

23 Qershor 2026, 08:26, Aktualitet CNA

"Çështje e brendshme politike"/ Ministria e Jashtme e

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, ka komentuar lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tri javësh në Tiranë.

I pyetur nga DW, Giese u shpreh në një konferencë për mediat, se është në dijeni të protestave, që, sipas tij, po zhvillohen kundër një projekti.

Ai theksoi se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por shtoi gjithashtu se kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri.

Deutsche Welle: A është qeveria gjermane në kontakt me protestues në Shqipëri? A e di Berlini çfarë kërkojnë ata? Dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat?

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese: Unë i kam marrë parasysh njoftimet për këtë. Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta.

Sigurisht njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri. Për këtë nuk mund të japim shumë informacion.

Kujtojmë se sot mbahet protesta e 24-t kundër qeverisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Prej më shumë se tri javësh, qytetarët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /CNA 





Lajmet e fundit nga