web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Luftë qëndrueshmërie”/ I riu në protestë: Rezistenca qytetare po gërryen qeverinë çdo ditë

10 Korrik 2026, 20:39, Aktualitet CNA

“Luftë qëndrueshmërie”/ I riu në protestë:

Qytetarët mbërritën sot me marshim para godinës së Kryeministrisë, ku po vijon dita e 41-të e protestës.

Gjatë kohës së fjalimeve të protestuesve, një i ri pjesëmarrëss theksoi se nuk bëhet fjalë për grumbullime të thjeshta, por për një luftë qëndrueshmëri qytetare.

Sipas tij, kjo rezistencë prej 41 ditësh po gërryen dita-ditës qeverinë shqiptare.

“Nëse dikush mendon se ka një protestë në numra më të mëdha se kjo le të na e tregojë. Është një luftë qëndrueshmërie.Rezistencë sepse qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës. Janë në proces gërryerje çdo ditë.  Mjafton të shikoni çdo ditë postimet e tyre në rrjete, janë postime që shprehin panik, janë postime që janë me shpatulla pas murit. Dua të them se këta që e premtojnë Europën, vetëm Europën që nuk po e sjellin, këta na akuzojnë agjentë të Iranit, këta po sillen si Irani”,-tha i riu./CNA





Lajmet e fundit nga