web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje në Komisionin e Jashtëm/ Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për 4 ligjet 

10 Korrik 2026, 14:48, Aktualitet CNA

Përplasje në Komisionin e Jashtëm/ Mazhoranca rrëzon

Tensionet politike janë zhvendosur në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar kundër kërkesës së opozitës për të futur me përparësi në rendin e ditës shqyrtimin e katër projektligjeve.

Nismat e propozuara nga Partia Demokratike synojnë shfuqizimin ose amendimin e ligjeve për Zonat e Mbrojtura, “Paketën e Maleve”, Investimet Strategjike dhe atij për Trashëgiminë Kulturore e Muzetë. Sipas opozitës, këto ndryshime janë jo vetëm jetike për transparencën dhe mbrojtjen e interesit publik, por përputhen edhe me rekomandimet e fundit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila e ka artikuluar kërkesën edhe në Komisionin për Çështjet e Integrimit, akuzoi mazhorancën për refuzim të dialogut dhe shpërfillje të zërit të mijëra qytetarëve që protestojnë prej mbi 40 ditësh.

Pavarësisht argumenteve të opozitës se këto nisma lidhen drejtpërdrejt me standardet e kërkuara nga BE-ja për shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e pasurive kombëtare, shumica socialiste nuk ka pranuar përfshirjen e tyre me prioritet në kalendarin e punimeve./ CNA





Lajmet e fundit nga