web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam rritur kundër rrjedhave”/ Frederik Ndoci rrëfen në “Allishverishi” sfidat mes jetës dhe artit

10 Korrik 2026, 20:21, Aktualitet CNA

“Jam rritur kundër rrjedhave”/ Frederik Ndoci rrëfen

Këngëtari i i njohur, Frederik Ndoci, ndau sot një anë të panjohur të jetës së tij, mes vështirësive dhe ndjekjes së rrugës së artit.

I ftuar në podcastin “Allishverishi”, që transmetohet të premteve në CNA TV, Ndoci tregoi pak nga vendimi i tij për t’u larguar nga vendi në vitet e para të pluralizmit.

Po ashtu, Ndoci zbuloi se për të, të kënduarit është një pasion artistik që i jep kënaqësi, ndërsa ndëthuret edhe me punën.

“Ne nuk ikëm për një jetë më të mirë, por demokracia kur erdhi ishte e vdekur. Më tha edhe baba, me intutitën e vet dhe inteligjencën e vet. Shkova për të shpëtuar për të mos më vrarë dikush. Jam rritur si pak kundër rrjedhave dhe gjërave. Nuk jam bërë dhe nuk kam për t’u bërë kurrë milioner sepse nuk dua. Artistët mbartin në vete diçka shumë më të madhe se njerëzit e thjeshtë. Është një pasion që të jep kënaqësi dhe për të cilin paguhesh”,-tha Ndoci./CNA





Lajmet e fundit nga