web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furtunë ndryshimesh në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

25 Prill 2026, 10:50, Aktualitet CNA

Furtunë ndryshimesh në burgun e Fushë-Krujës dhe

Janë kryer ndryshime në drejtimin e dy institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend, konkretisht në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit.

Ervis Dedej është emëruar drejtor i ri i burgut të Fushë-Krujës, ndërsa nga kjo detyrë është liruar Apostol Luca. Ndërkohë, në burgun e Durrësit, Florjan Masha është emëruar shef i policisë së institucionit.

Po ashtu, në strukturën drejtuese të burgut të Fushë-Krujës, në detyrën e kryekomisarit është emëruar Fatjon Sadikaj.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e riorganizimeve në sistemin penitenciar, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera mbi funksionimin dhe drejtimin e këtyre institucioneve./ CNA





Lajmet e fundit nga