web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po ata idiotët shqiptarë”/ Këlliçi publikon mesazhin: A do mbajë përgjegjësi Ferit Hoxha për mënyrën si shprehet?

24 Prill 2026, 17:24, Aktualitet CNA

“Po ata idiotët shqiptarë”/ Këlliçi publikon

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar në një reagim gjuhën e përdorur nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha kundrejt shqiptarëve.

Këlliçi ka publikuar në një postim në rrjetet sociale, një mesazh të ministrit Hoxha, ku thuhet: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”. Sipas postimit, mesazhi është shpërndarë nga punonjësit e Ministrisë së Jashtme.

Deputeti shprehet se Ferit Hoxha nuk mund të jetë kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.

Ai thekson se kjo është një gjuhë e papranueshme dhe se ministri duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është shprehur për shqiptarët.

Postimi i plotë:

A do mbajë përgjegjësi Ferit Hoxha për mënyrën si shprehet për shqiptarët?!

Eshtë pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut.

Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogancë.

Ky etiketim, kjo gjuhë ordinere i ka habitur aq shumë punonjësit e Ministrisë së Jashtme që janë pjesë e këtij grupi komunikimi në Whatsapp, sa kanë nisur ta shpërndajnë.

Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.

Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme.

Ka vetëm një mënyrë që ai të provojë se ka shërbyer në qendrat më të rëndësishme të botës.

Të mbajë përgjegjësi për këtë komunikim, ashtu siç do bënte një diplomat karriere në Bruksel, Neë-York, NATO, Paris, e kudo në perendim. /CNA





Lajmet e fundit nga