78-vjetori i pavarësisë së Izraelit/ Besim Ndregjoni: Popujt mos provofshin gjenocid
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ka marrë disa vendime. Një nga vendimet e marra në mbledhje është miratimi i indeksimit të pensioneve në vlerën 6.4 përqind.
Sipas vendimit, indeksi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim. Ky hap pritet të ndikojë në përllogaritjen e përfitimeve për qytetarët.
Vendimet e tjera të marra në mbledhjen e qeverisë janë:
- Miratimi për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.769 datë 13.12.2024 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tiranë.
- Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e e Bashkive: Kamzë, Kurbin, Dropull, Selenicë.
- Njëherësh u miratuan dhe disa shpronësime për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i disa projekteve me rëndësi në disa bashki kryesore.
Vendimi i plotë për masën e indeksimit të pensioneve:
VENDIM PËR MIRATIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2024 PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit të dytë, të nenit 10, dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.
3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2024, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, të përcaktuara me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2024, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026, nuk mund të jetë më e lartë se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat e periudhës, nga viti 2002 e në vazhdim.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026. /CNA
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë sot detaje lidhur ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi...
Pamje shqetësuese janë bërë publike nga një shkollë në fsh...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të premte, m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Në prag të nisjes së sezonit të ri veror, kryeministri Edi...
Ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur SP...
Saga e zvarritjes së proceseve gjyqësore ndaj kryebashkiak...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë të miturit, t...
Shqipëria, por edhe Korça në veçanti, shquhen për një thes...
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 5,2 ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për aksionet dhe ndryshimet ...
Ka përfunduar seanca plenare pas 12 orëve. Mazhoranca ka v...
Kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, vlerëson s...
Gazetarja Ola Xama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ndë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Tirana është në prag...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...