Paketa e Maleve/ Demo: Shkon në 40 numri i bashkive me zona prioritare
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të premte, m...

Pamje shqetësuese janë bërë publike nga një shkollë në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, në Bashkinë e Lushnjës, ku kushtet higjieno-sanitare paraqiten në gjendje të rëndë dhe potencialisht të rrezikshme për nxënësit.
Denoncimi është bërë nga deputeti Saimir Korreshi, i cili publikoi pamje nga ambientet e shkollës, duke treguar realitetin e përditshëm me të cilin përballen fëmijët në këtë zonë rurale.
Deputeti ka treguar se tualetet janë jashtë çdo standardi, pa dyer dhe pa dritare, të amortizuara dhe të papërdorshme në kushte normale. Situata bëhet edhe më alarmante nga raportimet për prani gjarpërinjsh në këto ambiente, çka rrit ndjeshëm rrezikun për sigurinë e nxënësve.
Gjithashtu, oborri i shkollës shfaqet i mbushur me mbeturina, duke reflektuar një mungesë të theksuar mirëmbajtjeje dhe investimi në infrastrukturën arsimore.
Në reagimin e tij, Korreshi ironizoi me reformat në arsim, duke theksuar hendekun mes deklaratave zyrtare dhe realitetit në terren. “Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra… është ulëritëse”, shprehet ai në video.
Rasti ka ngritur shqetësime serioze dhe shihet si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse, ndërsa thekson problematikat e vazhdueshme të kushteve në shkollat rurale në Shqipëri, ku siguria dhe dinjiteti i nxënësve shpesh mbeten të cenuara.
“Qenef dhe gjarpërinj
Situata e banjove. Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit, urdhëro se i keni. Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro! Është ulëritëse, s'është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa... pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!”, denoncon Korreshi./ CNA
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të premte, m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Në prag të nisjes së sezonit të ri veror, kryeministri Edi...
Ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur SP...
Saga e zvarritjes së proceseve gjyqësore ndaj kryebashkiak...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë të miturit, t...
Shqipëria, por edhe Korça në veçanti, shquhen për një thes...
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 5,2 ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për aksionet dhe ndryshimet ...
Ka përfunduar seanca plenare pas 12 orëve. Mazhoranca ka v...
Kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, vlerëson s...
Gazetarja Ola Xama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ndë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Tirana është në prag...
Jamarbër Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme për procesin g...
Gazetari Artan Hoxha ka deklarur se hetimet për AKSHI zbër...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhje me akt...
Analisti Andi Bushati është shprehur se AKSHI, grupi që po...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...