"Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon"/ Whitaker viziton bazën ajrore të Kuçovës
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker, i shoqëruar...

Ditën e sotme në Gjirokastër është zhvilluar dëgjesa e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Gjatë bashkëbisedimit është zhvilluar një debat mes deputetit Vangjel Dule dhe bashkëkryetarit të Komisionit, Arbjan Maznikut.
Gjatë fjalës së tij, Dule ka shprehur kundërshti kundrejt tezave të shprehura nga Mazniku, që sipas tij pretendon të shkëpusë nocionin bazë të hapësirës.
Në përgjigje, Mazniku u shpreh çështja kryesore që duhet të zgjidhet është ofrimi i shërbimit për qytetarët. Në një moment, Dule i është drejtuar Maznikut duke i cilësuar deklaratat e tij si “sofizma”.
Në debat ka ndërhyrë dhe bashkëkryetari tjetër, Luçiano Boçi, i cili është shprehur se fokusi duhet të jetë te përfaqësimi, shërbimi, autonomia financiare, demokracia dhe decentralizimi.
Debati:
Dule: Do doja të shprehja nja dy ide, duke u nisur me një kundërshtim kategorik të tezës së shprehur nga Zoti Mazniku, që pretendon të na shkëpusë nga nocioni bazë i hapësirës. Nuk duhet të nisemi nga kufijtë. Por asgjë nuk mund të analizohet në të ardhmen pa pasur parasysh dimension e ‘ku’. Më shqetëson një fakt, shumë thelbësor, edhe pushtetin vendor ideal të kemi në funksionin e tij, edhe administrimin e tij ta kemi të përsosur, edhe kufij ideal të kemi, nëse nuk funksionon demokracia jemi të dështuar. Ne i shmangemi demokracisë, që është përfaqësimi. Më thoni në këtë bashki që jemi sot, a përfaqësohet në këshillin bashkiak ish-komuna e Picarit, Antigonëse, Lunxhërisë? Kush do përcjellë zërin e tyre në Këshillin Bashkiak?”
Mazniku: Ky është një diskutim i parë, do të kemi mundësi të bëjmë edhe diskutime të tjera, por bashkë me bashkëdrejtuesin e Reformës menduam që të marrim mendime të qytetarëve. Zoti Dule tha që nuk mund të diskutojmë territorin pa kompetencat. Unë nuk them që nuk duhet të diskutojmë territorin pa kompetencat, por kur flasim vetëm për territorin pa kompetencat nuk shkojmë gjëkundi sepse duhet të kemi mundësi për të ofruar shërbimin. Unë ju dëgjova të gjithëve pa thënë asnjë fjali, do them argumentin sesi e mendoj unë dhe unë fola vetëm për një shërbim që është ndërtimi i rrugëve, por po kur flasim për pastrimin? Shërbimin social? Çështja është arsyeja pse është e rëndësishme për të folur për kompetencat, për të parë a i kemi shërbimet dhe burimet financiare për këto shërbime? Ndaj them që diskutimet niset nga shërbimet.
Dule: Këto janë sofizma…
Mazniku: Të lutem se ju dëgjova… zoti Dule….
Dule: Nuk mund të abuzoni me sofizma
Mazniku: E keni zakon shumë të keq që flisni kur të tjerët flasin. Ne na duhet të kemi mundësinë që t’i ofrojmë shërbimet qytetarëve dhe të mendojmë për mënyrën sesi t’ua ofrojmë, dhe ky duhet të jetë qëllimi jonë.
Boçi: Është e natyrshme të ketë debate dhe qëndrime të ndryshme, por pushteti lokal është përfaqësim, shërbim, autonomi financiare, demokraci dhe decentralizim, këtu duhet të përqendrohemi, pastaj pjesë tjetër e opinioneve futet në subjektivizëm. /CNA
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker, i shoqëruar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur ditën ...
Portali “Sidi education” është një portal tashmë i aksesue...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës,...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë sot detaje lidhur ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi...
Pamje shqetësuese janë bërë publike nga një shkollë në fsh...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të premte, m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Në prag të nisjes së sezonit të ri veror, kryeministri Edi...
Ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur SP...
Saga e zvarritjes së proceseve gjyqësore ndaj kryebashkiak...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë të miturit, t...
Shqipëria, por edhe Korça në veçanti, shquhen për një thes...
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 5,2 ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për aksionet dhe ndryshimet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...