web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon"/ Whitaker viziton bazën ajrore të Kuçovës

24 Prill 2026, 18:07, Aktualitet CNA

"Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon"/ Whitaker

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe E dërguara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn kanë kryer një fluturim mbi Bazën Ajrore të Kuçovës.

"Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon"/ Whitaker

Në reagimin e ambasadës amerikanë në vendin tonë, thuhet se Whitaker dhe Nufi kanë diskutuar aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII.

"Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon"/ Whitaker"Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon"/ Whitaker

Gjithashtu, është diskutuar për mënyrat se si Shqipëria mund të çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.

“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasadori amerikan në NATO, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, është pritur në takim edhe nga kryeministri Edi Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga