EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka raportuar prej disa muajsh luftën e Rilindjes për të kontrolluar SPAK-un, në front të së cilës është vendosur Fatmir Xhafaj.
CNA ka denoncuar lëvizjet e hedhura hap pas hapi deri tek ato më të fundit që është tentativë për të ngritur një komision anti-SPAK.
Xhafaj, i cili e mban veten si “babai” i Reformës në Drejtësi, po bën lëvizje të njëpasnjëshme për të arritur qëllimet e tij dhe një ndër to është edhe kapja e drejtuesve të institucioneve.
Në rrethin e Fatmir Xhafajt është bashkuar edhe drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj.
CNA ka mundur të sigurojë informacione se Fatmir Xhafaj ka zhvilluar disa takime me Aida Hajnajn dhe me njerëz pranë drejtueses së BKH-së.

Takimet janë zhvilluar te Liqeni i Thatë në kryeqytet, në një hotel të një të afërmi të Xhafajt, të cilin ky i fundit e përdor si vend takimesh për të dhënë direktivat dhe orientimet.
Takimi i Hajnajt me Xhafajn është një aktivitet që mund të shkojë drejt paligjshmërisë.
Se përse duhet të takohet kryetarja e BKH-së dhe njerëzit afër saj me një deputet, i cili po kërkon të luftojë SPAK-un kjo është lehtësisht e kuptueshme.

Në SPAK është një grusht prokurorësh të ndershëm që po luftojnë korrupsionin dhe Xhafaj ka shpallur luftën duke dashur t’i trajtojë si Aida Hajnajn, t’i thërrasë për kafe, t’u japë udhëzime, orientime, t’u tregojë se çfarë të bëjnë, si mund të luftojnë filan prokuror, si të veprojnë në një çështje apo në një tjetër, si mund të ndërhyhet, çfarë nderesh mund të bëjnë.
Pra, ai do t’i përdorë prokurorët për të mbledhur apo për të keqpërdorur informacion dhe Fatmir Xhafaj është një mjeshtër i kësaj pune.

Me këto lëvizje ai kërkon të vërë nën kontroll Altin Dumanin, apo edhe prokurorët e posaçëm të dosjeve të mëdha, siç janë ato të inceneratorëve dhe të “5D”-së.
Duhet theksuar se drejtuesja e BKH-së ka qenë nëndrejtoreshë e Policisë së Shtetit. Ajo njihet si mbështetëse e Fatmir Xhafajt dhe ky i fundit e mban atë si vartëse.

Pra, janë disa takime të disahershme të Aida Hajnajt me Fatmir Xhafajn. Në fakt, ka një sekt brenda BKH-së që kërkon të luftojë prokurorët e pakorruptuar të SPAK-ut.
Të gjitha këto lëvizje zhvillohen ndërkohë që Parlamenti po bën gati një komision anti-SPAK. Fatmir Xhafaj është hedhur në sulm për të marrë drejtimin dhe po kërkon të bëjë një reformë të dytë në drejtësi për të kapur atë pjesë të drejtësisë dhe sistemit që nuk ka mundur dot ta ketë nën kontroll për t’i shërbyer siç i shërben Aida Hajnaj dhe njerëzit pranë saj./ CNA
“Marria nuk ka fund”, është një shprehje popullore. Për sh...
Gazetari Mero Baze ka bërë një analizë për lëvizjet e Rili...
Detaje të reja kanë dalë nga një bashkëpunim midis aut...
Juristja Brikena Kasmi ka reaguar ashpër për dhunimin ...
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sa...
Karnavalet e Korçës po afrojnë. Në 8 qershor, në Korçë...
Shtyhet për në 12 qershor seanca për dosjen "Gërdeci", pas...
Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i avokatit të ish-kry...
Dhunohet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë avokati i ish-kr...
Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohe...
Për protestën që u zhvillua dje para Bashkisë së Tiranës, ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Subjektet private që kanë aktivitet në Shqipëri, por edhe ...
Avokati Ylli Manjani është shprehur se ish-kryeministr...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në tubimin para ba...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qyteta...
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka marrë në mbrojtj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri...
Ditën e enjte në seancën e radhës parlamentare që do nisë ...
Gazetarja Klodiana Lala e ka deklaruar publikisht se F...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...