Protesta kundër Veliajt/ Ndalohet një protestues, një tjetër në kërkim
Për protestën që u zhvillua dje para Bashkisë së Tiranës, ...
Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet.
Ndërsa në Tiranë, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, tha për "Monitor" se krahasuar me vjet, kërkesa për prona në bregdet është rritur me 20 deri 30% krahasuar me vitin e kaluar. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme janë Vlora, Palasa dhe Saranda. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve tha se 40% e blerësve të pronave në bregdet janë shtetas me pasaportë të huaj.
Më herët edhe nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua se për resortet në jug të vendit ka rritje të kërkesës, që dominohet më shumë nga të huajt, e ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve.
Blerësit e huaj, sipas tyre, po tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimet krahasuar me fqinjët.
Në fillim të sezonit të pranverës, çmimet e pronave në bregdet sipas të dhënave të agjencive imobiliare për "Monitor" rezultuan mesatarisht 25% më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar.
Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti 4,000 euro për metër katror.
Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me vjet çmimet e pronave të vijës së parë të Lungomares në Vlorë janë shtrenjtuar 25%.
Me tepër shtrenjtim të çmimeve pati në zonat Orikum dhe Radhimë. Çmimi i pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit shënuan rritje 67 deri 88% sipas të dhënave për çmimet e shitjes të agjencive së pasurive të paluajtshme. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro.
Në Golem çmimi maksimal i shitjes arriti 1,500 euro për metër katror dhe në Gjirin e Lalëzit vlerat variojnë nga 2,400 deri 3,300 euro për metër katror.
Në zonën e Shkëmbit të Kavajës çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro për metër katror nga 1,500 euro që ishin vjet (rritja 20%).
Brenda qytetit të Sarandës çmimet e apartamenteve siç pohoi më herët Eron Çumani një drejtuesit të një prej agjencive më të vjetra në qytet “Saranda Property” variojnë 1,500 euro për metër katror për ndërtesat e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2,200-2,500 euro për metër katror te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri 1,000 metra larg detit.
Ndërsa për apartamentet e reja në proces ndërtimi në breg të detit, vija e para çmimet nisin mbi 3,000 euro për metër katror.
Nuk ndryshon kërkesa për prona në Tiranë
Nga të dhënat e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kërkesa për apartamente në tiranë në këtë periudhë është e njëjtë krahasuar me vjet.
Nga agjentët imobilierë është pohuar se rritja e çmimeve, sidomos në qendër ka spostuar kërkesën e familjeve te reja drejt periferisë. Por po ndodh që edhe në periferi çmimet nuk janë më nën 1,000 euro për metër katror.
Një ndër zonat me kërkesën më të lartë aktualisht sipas shoqatës së ndërtuesve është Paskuqani, për shkak të zhvillimit që po merr zona, ku po ndërtohen zona të reja rezidenciale me çmime nga 900 euro për metër katror krahasuar me qendrën që çmimet nisin nga 2,000 apo 2,500 euro për metër katror dhe arrijnë deri 5,000 euro te kullat./Monitor
Për protestën që u zhvillua dje para Bashkisë së Tiranës, ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Subjektet private që kanë aktivitet në Shqipëri, por edhe ...
Avokati Ylli Manjani është shprehur se ish-kryeministr...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në tubimin para ba...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qyteta...
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka marrë në mbrojtj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri...
Ditën e enjte në seancën e radhës parlamentare që do nisë ...
Gazetarja Klodiana Lala e ka deklaruar publikisht se F...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rezol...
Deputeti Dashnor Sula ka ngritur dyshime se kreu i SPA...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ditën e sotme, më 28 maj ...
Prokuroria Fier sekuestron 6 pasuri të tjera të shtetasit ...
Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve...
Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), nuk ka q...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim nga S...
Prokuroria e Tiranës ende nuk ka përfunduar hetimet pë...
Avokati i Popullit ka nxjerrë shifrat e vitit 2023, ku bën...
Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universite...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...