web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze konfirmon CNA-në/ Projekti i Rilindjes dhe 99-çave, kundër SPAK-ut

29 Maj 2024, 11:44, Aktualitet CNA

Gazetari Mero Baze ka bërë një analizë për lëvizjet e Rilindjes që të ngrejë një komision anti-SPAK, për të cilin nuk ka miratimin e opozitës.

Baze kërkon ta shesë të gjithë luftën e Rilindjes kundër SPAK-ut si një debat artificial, pasi pretendon se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet të prekë Reformën në Drejtësi.

Gjithashtu, ai kërkon uljen e opozitës në bisedime me mazhorancën që komisionin anti-SPAK ta ngrenë së bashku.

“Ndaj kur flitet për një konspiracion kundër SPAK-ut apo Reformës në Drejtësi, duhet ta ndajmë mendjen nëse Rama është duke bërë ndonjë komplot me opozitën, apo jo. Nuk mund të ankoheni dhe që po përjashton opozitën, dhe që do të ndryshojë Kushtetutën, se nuk e ndryshon dot pa opozitën. Është e qartë që nuk i duhet të prekë Reformën në Drejtësi, por të identifikohet me të para zgjedhjeve, si institucioni më i besueshëm për shqiptarët.

Nëse opozita do t'ia prishë humorin, le të hyjë në komision dhe t’i diktojë rregulla të reja për reformën antikorrupsion, për ta vënë në provë. Kështu vetëm sa i bëjnë nder duke i lënë në dorë betejën më të pëlqyer nga shqiptarët”, thotë ndër të tjera Baze.

Në fakt e vërteta është më e thjeshtë, jo kaq e komplikuar sa përpiqet ta thotë Baze apo mediat e Rilindjes dhe 99-çave të saj.

Mero Baze konfirmon CNA-në/ Projekti i Rilindjes dhe 99-çave,
Mero Baze

Këta që nuk ulen me “non-grata”, këta kërkojnë opozitën? Këta nuk e njohin, çfarë kërkojnë? Këta që e bëjnë rezolutën vetë të njëanshme pa asnjë konsultim, me dhunën e kartonëve, pse e duan opozitën?

Të bëjë fasadën e enveristit Fatmir Xhafaj për të destabilizuar goditjen e SPAK-ut?

E gjitha sa po thuhet nga Mero Baze vërteton gjithçka që është shkruar dhe raportuar nga CNA.

Rilindja dhe 99-çat kanë një projekt të qartë kundër SPAK-ut dhe po përdorin disa skema me gjoja reforma antikorrupsion.

Kanë 11 vite në pushtet me reforma e reforma, pse nuk kanë rezultate?

Mero Baze konfirmon CNA-në/ Projekti i Rilindjes dhe 99-çave,
SPAK

Kryeministri dhe mazhoranca kanë shumë struktura, drejtori, agjenci, etj. për luftën ndaj korrupsionit, pse nuk i fusin tmerrin me zbatimin e ligjit, por shpikin reforma?

Por e vërteta është se ata thjesht duan të gjejnë një hapësirë të re debati që ta përdorin për të fituar kohë e destabilizuar SPAK-un, për këtë ju duhet edhe opozita si fasadë mbuluese.

Me hallet që ka opozita mendojnë se mund të bashkohen kundër SPAK-ut, por Berisha ka 150 ditë që ju rri përballë e s’ka nevojë për komisionet “Xhafaj”, komisione që në fakt u shërbejnë atyre strukturave në SPAK, që janë në “flirt” me pushtetin.

Hallet e mëdha me SPAK-un i ka mazhoranca, jo opozita, ajo s’mund të shërbejë për të zgjidhur hallet e Xhafajt, Veliajt apo pushtetit të Edi Ramës, boll ka hallet e saj./ CNA





Lajmet e fundit nga