
Mazhoranca miratoi dje një rezolutë, që siç e ka theksuar CNA, i hap rrugë ngritjes së një Komisioni të Posaçëm parlamentar, që në fund ka si objektiv kontrollin e SPAK-ut.
Ndonëse Rilindja po tenton ta shesë si një komision në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, në kuadër të integrimit në BE, e vërteta është se ata po kërkojnë të thërrasin në Apel, SPAK-un, ndonëse ky institucion raporton në Komisionin e Ligjeve.
Pas këtij komisioni qëndron Fatmir Xhafaj, i njohur si enveristi i fundit dhe 99-çi i parë.

Xhafaj, njeriu që ka marrë rolin e avokatit të Erion Veliajt, po kërkon me çdo kusht të ushtrojë presion ndaj SPAK-ut për të ndaluar hetimet e këtij institucioni ndaj vjedhjes galopante në Bashkinë e Tiranës.
Në fakt, Xhafajt, këtij personi që po lufton hapur SPAK-un duhet t’i hetohet pasuria dhe përpara se të marrë drejtimin e komisionit duhet t’i kalojë në “vetting”-un politik, pasi ish-ministri i shkarkuar për vëllain trafikant dhe me një vëlla tjetër të përfolur për afera të ndryshme nuk mund të bëjë ligje apo të thërrasë në Apel, SPAK-un.
Më parë duhet që Prokuroria e Posaçme t’i hetojë pasuritë dhe t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën e Fatmir Xhafajt, i cili ka nisur tentativat për të shfuqizuar nenin për shpërdorimin e detyrës, me pretendimin se SPAK-u po abuzon.
Duke hequr shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rilindja dhe Xhafaj kërkojnë të shpëtojnë zyrtarët që kryejnë korrupsion. Dhe kjo ndodh në një kohë kur SPAK-u ka dërguar pas hekurave disa dhjetëra zyrtarë, mes të cilëve edhe drejtorët e Erion Veliajt.
E në rast se ky nen nuk do të ekzistonte, nuk do të ishin arrestuar drejtorët e Veliajt, apo shumë zyrtarë që kanë shkelur detyrën për përfitime personale.

Kjo është ajo çfarë po kërkojnë Fatmir Xhafaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj me gjoja betejën e tyre kundër korrupsionit.
Në fakt, secila palë po kërkon më shumë kohë, por për sa kohë disa ligje janë në fuqi, e për sa kohë të bëhet Fatmir Xhafaj për të ndërhyrë dhe goditur institucionet e pavarura, ndoshta do të jenë vonë, pasi jo vetëm ata që janë në hetim, por edhe shumë të tjerë duket se do të bien “dëshmorë” të shkeljes së ligjit, korrupsionit dhe abuzimit.
Ndoshta “dëshmor” i drejtësisë së re mund të bjerë edhe vetë Xhafaj, apo të afërmit e tij, por më e rëndësishmja është që Xhafajt t’i bëhet “vetting” politik./ CNA
Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrug...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh në fjalë...
Mazhoranca ka ndërmarrë një sërë hapash për të vënë në...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, ka mbrojtur në Kuve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dal...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën gjatë fjalës së tij ...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, dekl...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen për S...
Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, prezan...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...