Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas një sërë seancash gjyqësore dhe zvarritjesh, më në fund në vitin 2023 përfunduan hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës dhe Prokuroria e Posaçme kërkoi burg për njerëzit e aferës së shekullit, si dhe "bosët" e saj, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljën.
Për aferën e inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria kërkoi:
-10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet për korrupsion duke përfituar rreth 3.6 milionë euro nga dy kompanitë koncesionare.
-10 vite burg u kërkua edhe për Mirel Mërtirin, i cilësuar nga SPAK-u si truri i inceneratorëve, dhe për Klodian Zoton.
Për Stela Gugalljën u kërkua dënim me 7 vite burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe mund të dënohet me 4 vite e 8 muaj burg.
Për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, u kërkua 4 vite burg për “shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim” dhe mund të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.
Gjithashtu SPAK-u ka kërkuar konfiskimin e dy kompanive kryesore që përfituan koncesionin me vlerë 24 milionë euro, “Integrated Technology sh.p.k” dhe “Alb Tech”, po ashtu dhe të 4 kompanive që i paguan ato.
Mes pasurive të tjera, u kërkua konfiskimi i 8 apartamenteve dhe tri pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës, ashtu si edhe 88% të aksioneve të ish-ministrit të Mjedisit në kantinën e tij të verës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që ndodhet në Durrës.
Dënimet:
Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar.
Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2 vite 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Mirel Mërtiri, SPAK kërkon 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Stela Gugallja, SPAK kërkon 7 vite burg, përfiton 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Klodjan Zoto, SPAK kërkon 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Pëllumb Abeshi, SPAK kërkon 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Jonida Zeqo, SPAK kërkon 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Serafin Papa, SPAK kërkon 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Bardhyl Çabiri, SPAK kërkon 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.
Klodian Zoto është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg.
Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.
Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg.
Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.
Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg.
Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
4 personave të tjerë u është konvertuar dënimi në shërbim prove:
-Regan Merdani, Administrator i “Froggy” sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
-Gentian Zifla, Administrator i “Itneg” sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
-Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove
-Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim prove.
INCENERATORI I TIRANËS

SPAK ka kryer hetime dhe për aferën e inceneratorit ku dhe vjedhja që iu është bërë shqiptarëve dhe shtetit ka qenë më e madhja.
Pas hetimeve u lëshuan 15 urdhër-arreste për incenertatorin e Tiranës, ku në pranga u vunë zyrtarë dhe drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë.
Në pranga përfunduan Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.
Akuza për aferën në Tiranë rëndojnë edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij Alqi Bllako, të cilët aktualisht ndodhen në burg.
Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.
Në arrest shtëpie janë lënë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi, i cili ndoqi hetimet për këtë aferë.
Arrestimet për rastin e Tiranës i kishte paralajmëruar dhe gazetari Elvi Fundo.
Por dosja ashtu siç është thënë dhe nga gazetari Elvi Fundo ka disa fraksione dhe nuk do të mbyllet vetëm me disa drejtorë në pranga.
Priten arrestime të reja ndërsa po hetohen dhe mediat që janë të përfshira në zullumin e aferës së inceneratorëve.
SPAK ka dhënë detaje me lidhje me akuzat që rëndojnë mbi personat e përfshirë.
SPAK ka zbardhur hap pas hapi skemën e aferës korruptive me vlerë 110 milionë euro, duke konfirmuar kështu të gjitha denoncimet dhe qindra shkrimet e raportuara më herët nga CNA për këtë aferë korruptive.
Më poshtë do të gjeni shkeljet e renditura nga SPAK dhe disa nga qindra shkrimet janë denoncuar më herët nga CNA:

Shkelja e parë: Sipas SPAK për procedurën për inceneratorin është vendimi i marrë nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Anëtarët Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me Lefter Kokën në cilësinë e ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe Bledar Karolin kanë shkelur 2 ligje: “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, e ndryshuar.
Ata kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Zyrtarët e mësipërm të Ministrisë së Mjedisit kanë qenë personat përgjegjës që kanë përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimin në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës së shoqërisë propozuese.
Shkelja e dytë: Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të shtetasit Klodian Zoto, ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.
Shkelja e tretë: Dokumentet Standarde të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarde të Koncesionit.
Sipas SPAK-ut dokumentet janë hartuar nga punonjësit e Klodian Zotos, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, shtetasve Alba Thoma dhe Bledar Karoli.
Në këtë kohë, këta dy shtetas kanë shërbyer si urë lidhëse ndërmjet Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa pasur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarde të Koncesionit nga ana e Komisionit.
Shkelja e katërt: Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 euro/ton.
Në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga Komisioni i dhënies së koncesionit, nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët. Komisioni i dhënies së koncesionit nuk ka bërë përfshirjen e të ardhurave që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Nëse do të ishin përllogaritur të ardhurat që shoqëria koncesionare do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti.
Shkelja e pestë: Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës ka qenë aksionere edhe shoqëria e Klodian Zotos, “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Këtë përfitim të parregullt shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar nga shtetasi Klodian Zoto nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, me vlerë 119,755 euro. Kjo pajisje ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, operatorin ekonomik “Edmond Bllako”, person fizik, e cila ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto, “Artemis Farm” sh.p.k.
Po ashtu, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar/propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për Vladimir Bezhanin, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht te shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, kjo me qëllim favorizimin e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, në përbërje të së cilës ka qenë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milionë e pesëqind e njëzet mijë) lekë.
Shkelja e gjashtë: Nga hetimi kanë rezultuar prova se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, të cilët janë edhe personat përfitues realë të kësaj kontrate koncesionare.
Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k dhe shoqërinë mëmë në Holandë, me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V”, aktualisht “Geogenix B.V”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij, “Integrated Energy Services” sh.p.k, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në “cash” dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që përbëjnë edhe produkt të veprës penale.
Gjatë hetimit është evidentuar fakti se shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si aksionerët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, janë personat që kanë përgatitur preventivë të falsifikuar, duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga ana e tyre, për fitimin e kontratës koncesionare nr.6597, datë 31.08.2017 me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”.
Shkelja e shtatë: Punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, shtetasit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, si dhe VKM nr.1008, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara”.
Rezulton se me datë 25.06.2021 janë bërë ndryshimet në regjistrin e QKB, në lidhje me aksionerët e shoqërisë holandeze “GeoGenix” (më herët me emrin tregtar “Integrated Energy BV”), e cila rezulton që të jetë pronare me 100% të aksioneve të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. Aksionerët e shoqërisë holandeze “Geogenix BV”, sipas këtij regjistrimi të kryer, janë deklaruar që të jenë shtetasit Giuseppe Ciaffaglione, me shtetësi italiane, përfitues i 30% të aksioneve të shoqërisë “GeoGenix”, Salvatore Russelli, me shtetësi italiane, përfitues i 25% të aksioneve të shoqërisë “GeoGenix”, Alberto Presezzi, përfitues i 43% të aksioneve të shoqërisë “GeoGenix”.
Në lidhje me regjistrimin e pronarëve përfitues fundor të shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, rezulton se nuk është dorëzuar dhe administruar dokumentacioni shoqërues justifikues për të provuar ndryshimin e aksionerëve përkatëse për periudhën kohore në fjalë, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër./ CNA
Viti i Ri vjen gjithmonë me lajme të mira. Bëhet fjalë për...
Ambasada shqiptare në Japoni ka reaguar pas tërmetit 7.5 b...
Akrepat e orës shënojnë 00:00 dhe tashmë jemi zyrtarisht n...
Mbrëmja e 31 dhjetorit në Tv Klan vjen me një super spekta...
Ditën e sotme kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fred...
Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi u ka uru...
Nuk kanë qenë të pakta shkrimet gjatë vitit 2023, ku CNA k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse ndodhet në arrest s...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka arr...
Për vite me radhë një nga çështjet më të nxehta që CNA...
Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale një ...
CNA TV do të ketë një program të larmishëm në natën e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamje të...
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhen posh...
Kreut të Zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri...
Korça dhe Pogradeci janë dy nga destinacionet e prefer...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbulu...
Që prej mëngjesit të së dielës ka pasur një trafik të rënd...
Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshë...
Në hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...