EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse ndodhet në arrest shtëpie, pasditen e sotme përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, u ka uruar të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Në mesazhin e tij, Berisha thekson se nuk do të ndalet së luftuari për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Nga Sali Berisha
Mesazh urimi për Vitin e Ri
Të dashur qytetetarë dhe qytetare shqiptarë.
Gëzuar vitin e ri 2024, kudo që po festoni sonte. Në vatrat tuaja familjare, në lokale, clube, udhëtime, spitale apo institucione të vuajtjes të dënimit. Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës.
Për shumicën e shqiptarëve, mirënjohja dhe shpresa, mund të jenë të vështira në mbyllje të një viti si ky që po lejmë pas.
Shqipëria nuk është më e njëjta. Vendi ynë është nxjerrë nga rruga e demokracisë dhe i është rikthyer udhës qorre të dikurshme. Diktaturës! Në retrospektivë Shqipëria humbi shumë këtë vit.
Shqipëra u nda perfundimisht me votën e lirë. Në 2023 pamë një fushatë elektorale që nisi me tritol, u kontrollua nga bandat, dhe u mbyll me arrestime politike.
Shqipëria humbi pluralizmin. Në 2023 pamë luftën më të egër ndaj opozitës që nga koha e Enver Hoxhës. Opozitës ju vodh logo e partisë. Ju ndalua emri i kryetarit në fletën e votimit. Dhe kreu i tyre u burgos, pa prova apo fakte.
Opozites ju mohua e drejta kushtetuese e kontrollit mbi qeverisjen. Shqipëria humbi Parlamentarizmin. Humbi demokracinë.
Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në kohë si këto.
Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në vitin e 2 që Shqipëria ka më shumë vdekje se sa lindje.
Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në një kohë kur 81% e shqiptarëve duan të largohen.
Por sonte unë dua ti jap çdo shqiptari një mesazh shprese. Sepse ne fakt shpresa është magjia e kësaj nate. Viti i ri është festa e fillimit të ri. Është festa e rikthimit të shpresës. Është festa që na kujton, se nuk ka të keqe të pafundme. Se gjithmonë ka një kohë më të mirë.
Ky vit, pati të mirat e veta.
Ky ishte viti ku nga errësira ne sollëm në dritë të vërtetën. Prandaj çdo demokrat sonte duhet të jetë krenar, dhe çdo shqiptar duhet të ketë shpresë. Sepse çdo e keqe sjell një të mirë.
Zgjedhjet e 2023 ishin si ato të Rusisë së Putinit. Por 600.000 shqiptarë me votën e tyre na dhanë mesazhin se ka shpresë.
Parlamenti shqiptar sot është si ai i Bjellorusisë së Lukashenkos. Por 43 deputetë qëndrestarë dhanë mesazhin se ka shpresë.
U burgos padrejtësisht kreu i opozitës. Por ky është veçse inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë. Prandaj do ju kujtoj se Sali Berisha kurrë nuk do dorëzohet së luftuari për të vërtetat që beson për Shqipërinë.
Nuk do dorëzohet së luftuari për të rinjtë që largohen, për fermerët e braktisur, per minatorët e harruar, për arsimtarët me rrogat më të ulëta në rajon, për artistët që drejtohen nga patronazhistët, për mjekët e vjedhur nga koncesionet që zgjidhje të vetme shohin largimin, për intelektualët që mediat e reigjimit i kanë zëvendësuar me gramafonë të paguar, për ish-pronarët që shohin se si u vidhen pronat nga familjarët e ministrave si "investitorët strategjikë", për studentët qe nuk shohin siguri për të ardhmen, për prodhuesit, mundi dhe djersa e të cilëve është shkatërruar nga paraja e zezë a narkotrafikut, për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet, për të varfërit, të papunët dhe të majtët e tradhëtuar.
Sepse në këtë diktaturë të re, ku shqiptarët janë të tradhëtuar nga të gjitha anët, antikomformistet, guximtarët dhe qëndrestarët janë shpresa e vetme për Shqipërinë.Dhe për të gjithë ata që mund ta kenë të vështirë të shohin dritë në këtë kohë të errët, kam vetëm një fjali për ta. Një shprehje të pavdekshme nga Nelson Mandela:
"Çdo gjë duket e pamundur... deri sa realizohet." Shqiptarët do të triumfojnë këtë vit të ri. Misioni ynë hyjnor për shpëtimin e Shqipërisë do realizohet.
Prandaj uroj çdo shqiptar të hyj në 2024 krenarë, i buzëqeshur dhe me dy gishtat lartë. E ardhmja u takon atyre që guxojnë! Gëzuar miq. Gëzuar vitin e ri, 2024!/ CNA
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka arr...
Për vite me radhë një nga çështjet më të nxehta që CNA...
Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale një ...
CNA TV do të ketë një program të larmishëm në natën e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamje të...
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhen posh...
Kreut të Zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri...
Korça dhe Pogradeci janë dy nga destinacionet e prefer...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbulu...
Që prej mëngjesit të së dielës ka pasur një trafik të rënd...
Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshë...
Në hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj,...
U shpërndanë dje çmimet e shorteut të fundvitit “Fito me V...
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar pak më parë ...
Një program i larmishëm do të jetë ai i CNA TV për Vitin e...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha n...
Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryemini...
Zbardhet vendimi i GJKKO-së ndaj ish-kryeministrit Sali Be...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën "arrest shtëpie" për i...
Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Poli...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...