Prokurori i qeverisë që “spikati” në 2023-shin/ Tentoi të shfajësonte Ilir Beqajn për aferën 100 mln euro
Nuk kanë qenë të pakta shkrimet gjatë vitit 2023, ku CNA k...

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi u ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2024.
Mes rreshtash Rama shprehet se Shqipëria ka përparuar duke përmendur rritjen e pagave, dritën jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si dhe në progresin teknologjik.
Rama e cilëson 2023 si një vit i një kohe ndryshimi marramendës për njerëzimin, duke thënë se progresi teknologjik ka hyrë në një shpejtësi të paimagjinueshme deri pak vite më parë.
Sipas Ramës vendi ka dalë nga kthesa e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit të mundimshëm.
"Të dashur miq,
Ky që po mbyllet ishte një tjetër vit i një kohe ndryshimi marramendës për njerëzimin, ndryshimi më marramendës i historisë njerëzore – ku progresi teknologjik ka hyrë në një shpejtësi të paimagjinueshme deri pak vite më parë.
Po një gjë është e sigurtë. Teknologjia as nuk na e merr dot, kohën që na është dhënë në këtë tokë me nënën, babën, fëmijët, familjen, rrethin e njerëzve të dashur, as nuk na i zëvendëson dot ata që duam e na duan, bashkë me vendin ku jemi lindur e ku flasim gjuhën e nënës.
Na takon ne të bëjmë më të mirën me këtë kohë që na është dhënë dhe sonte, unë ju uroj gjyshërve, nënave e baballarëve, fëmijëve e fëmijëve të fëmijëve, nipave e mbesave, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, një mbrëmje të gëzuar në tavolinën e festës së madhe të këtij fundviti dhe një Vit të Ri siç jua do zemra, shëndet, paqe e dashuri, e me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.
Ky ishte padiskutim viti më i mirë i Shqipërisë; besimi tek Shqipëria u rrit ndjeshëm, flamuri ynë u duk më bukur se asnjëherë në skenën ndërkombëtare, ndërsa vendi ynë u vizitua më shumë se në çdo vit tjetër më parë nga njerëz që erdhën nga e gjithë bota.
Ky ishte viti i hyrjes së Shqipërisë me dinjitet në hartën turistike të Europës; të ardhurat dhe siguria e Shqipërisë u rritën gjithashtu, bashkë me investimet e brendshme e të huaja, që arritën shifrën më të lartë ndonjëherë, njësoj siç u fuqizua monedha jonë, e cila nuk ka qenë kurrë më e fortë sesa sot; rritja e pagave vazhdoi për të mos u ndalur vitin e ardhshëm, kur do të arrijmë në 900 Euro nivel të pagës mesatare në sektorin publik dhe do të kemi një rritje rekord të pagave në sektorin privat…
Por kjo nuk është dita e as ora për t’ju folur më gjatë për shumë gjërat e mira që u bënë këtë vit…
Madje ky është momenti për t’ju falenderuar thellësisht nga zemra për sa shumë më keni inkurajuar, mbështetur, po edhe duruar në aq shumë herët që ju jam shfaqur gjatë vitit në ekranet tuaja pa ju marrë leje, dhe për t’ju siguruar se jam shumë i vetëdijshëm, edhe për gjërat që s’kanë shkuar mirë, edhe për shumë gjërat që duhen bërë më tutje…
Çka kemi bërë deri këtu nuk do të kishte asnjë vlerë nëse do të ndalej këtu, por edhe me kaq e ka një vlerë të madhe për besimin se ky vend më në fund po bëhet; se ky vend ka dalë më në fund nga kthesa e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit të mundimshëm; se këtë vend po e bëjmë ne, shqiptarët e kësaj kohe, të gjithë bashkë, hap pas hapi, duke ecur gjithnjë e më shpejt, e duke mësuar se si t’i bëjmë gjërat gjithnjë e më mirë.
Shqipëria Zonjë, nuk është më një amanet i penguar qysh prej kohës së rilindasve tanë, po është tanimë misioni ynë krejt i mundur; një realitet që ka nisur të marrë formë dhe është bërë i arritshëm me sy, si më e mira që është e gjitha përpara nesh!
Gëzuar", u shpreh Rama./ CNA
Nuk kanë qenë të pakta shkrimet gjatë vitit 2023, ku CNA k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse ndodhet në arrest s...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka arr...
Për vite me radhë një nga çështjet më të nxehta që CNA...
Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale një ...
CNA TV do të ketë një program të larmishëm në natën e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamje të...
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhen posh...
Kreut të Zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri...
Korça dhe Pogradeci janë dy nga destinacionet e prefer...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbulu...
Që prej mëngjesit të së dielës ka pasur një trafik të rënd...
Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshë...
Në hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj,...
U shpërndanë dje çmimet e shorteut të fundvitit “Fito me V...
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar pak më parë ...
Një program i larmishëm do të jetë ai i CNA TV për Vitin e...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha n...
Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryemini...
Zbardhet vendimi i GJKKO-së ndaj ish-kryeministrit Sali Be...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...