web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkimi Evropian jep 500 milionë euro ndihmë për refugjatët ukrainas

6 Mars 2022, 06:53, Aktualitet CNA

500 milionë euro, është ndihma që Bashkimi Europian do të japë ndihmë për refugjatët ukrainas.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se Ukraina meriton solidaritetin dhe mbështetjen evropiane.

?BE po jep këstin e parë prej 500 milionë euro për të ndihmuar refugjatët dhe këtë javë u siguruam që ata të kenë të drejtën për të jetuar në BE për të paktën një vit. Refugjatët nga Ukraina meritojnë solidaritetin dhe mbështetjen tonë, si dhe vendet pritëse?, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë këtu se më 24 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin filloi sulmin në Ukrainë.

Në Ukrainë u vendos ligji ushtarak dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm.

Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë./CNA.al





Lajmet e fundit nga