LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4iG përfundon transaksionin e blerjes së ALBtelecom

4 Mars 2022, 20:15, Aktualitet CNA

4iG KA BLERË PJESËN MË TË MADHE TË PRONËSISË TË NJË SHOQËRIE SHQIPTARE TË TELEKOMUNIKACIONIT LIDER NË TREG

Pas miratimit nga ana e autoriteteve shqiptare, 4iG Plc. ka siguruar 80.27% të aksioneve të ALBtelecom. Kompania është ofruesi kryesor i telefonisë fikse zanore, internetit dhe TV në vend, me vendndodhje në Ballkanin Perëndimor si dhe pronar i rrjetit më të madh optik. Në përputhje me strategjinë e saj të zgjerimit ndërkombëtar, kompania e listuar në bursën hungareze po forcon pozicionin e saj në rajon. Si pjesë e transaksionit, Çalik Holding u bë investitor institucional në 4iG.

4iG Plc ka zgjeruar më tej portofolin e saj të telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor: kompania me bazë në Budapest ka përvetësuar 80.27 për qind të aksioneve nga Çalik Holding në ALBtelecom. Si pjesë e transaksionit, një nga grupet lider në Turqi, Çalik Holding do të kryejë një rritje kapitali prej më shumë se 8 miliardë HUF, duke përvetësuar më pak se 5% të aksioneve në kompaninë hungareze të komunikimit të informacionit. Rritja e kapitalit do të kryhet me çmimin për aksion prej 850 HUF, siç ishte vendosur paraprakisht në marrëveshje. Bashkëpunimi mund të hapë mundësi të mëtejshme biznesi të përbashkëta për kompaninë turke dhe hungareze në Ballkan dhe Azinë Qendrore. Çalik Holding është angazhuar në Hungari, ku kompania synon të zgjerohet. Pjesa e mbetur pakicë aksionesh në kompaninë shqiptare të telekomunikacionit zotërohet akoma nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë (13,78 për qind) dhe Posta Shqiptare (2,47 për qind), dhe aksionerët e Tjerë (3,48%).

?ALBtelecom është një lojtar kryesor në të gjitha fushat e telekomunikacionit, një ofrues 4P që është lider në tregun e shërbimeve fikse në Shqipëri. Kompania ka potencial të konsiderueshëm rritjeje në zgjidhjet mobile dhe dixhitale që mund të bëhen një nga fushat kryesore të zhvillimit në të ardhmen.? ? theksoi Gellért Jászai, Kryetar dhe Drejtor Ekzekutiv i 4iG Plc. – Si një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në Shqipëri, 4iG angazhohet për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit dhe pjesëmarrjen në transformimin dixhital të vendit.? ? theksoi Kryetari & Drejtori Ekzekutiv.

?Shprehim kënaqësinë që ALBtelecom tashmë zotërohet nga një investitor strategjik i angazhuar ndaj kompanisë. Me këtë rast, dëshiroj të falenderoj të gjithë stafin e ALBtelecom për mbështetjen dhe përkushtimin dhe kemi besimin se ALBtelecom do të vazhdojë të arrijë suksese të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, besojmë gjithashtu se bashkëpunimi ynë me 4iG do të jetë vlerë e jashtëzakonshme për të dyja palët– tha Z. Ahmet Çalik, President of Çalik Holding.

ALBtelecom, duke mbushur jubileun e 110-vjetorit në vitin 2022, numëron 743 punonjës. Me rreth 153,000 linja tokësore telefonike, 118,000 linja interneti dhe 66,000 abonentë TV, kompania është ofruesi më i rëndësishëm në Shqipëri. Me 405,000 klientët e saj, kompania është lojtari i tretë më i madh i tregut në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare. Infrastruktura e jashtëzakonshme e telekomunikacionit e ALBtelecom përfshin rrjetin më të madh backbone të fibrave optike prej 4,500 kilometrash dhe 450 stacione të veta celulare.

Lajmet e fundit nga