LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta në këndvështrimin e Krishterë dhe rreziku i një lufte të tretë botërore

5 Mars 2022, 10:30, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

Edhe pse lufta është ferri në tokë njerëzit nuk heqin dorë prej saj, madje është bërë një element i rëndësishën i jetës dhe qytetërimit njerëzor.

Sipas Biblës lufta në vetvete si konflikt social është produkt i egoizmit, cmirës dhe lakmisë njerëzore, ashtu si na thotë Apostull Joakovi. ?Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni?(Jakovi 4 1-3).

Lufta nuk është thjesht fizike, trupore, materiale apo territoriale ashtu si duket nga jashtë por është në fillim e padukshme, mendore shpirtërore, është lufta mes të mirës edhe të keqes. Prandaj njerëzit që nga lashtësia nuk ngurronin ta fusnin luftën në botën e ?hyjnive?. Sipas paganëve gjithë luftrat njerëzore ishin zgjatime dhe imitime tokësore të qiellores.

Sipas Biblës edhe pse në botë ka vetëm një Perëndi Transhendent dhe Imanent që ka si qëllim paqen si në qiell ashtu edhe mbi dhe, përsëri paqja mund të arrihet vetëm në sajë të një dyluftimi, mes të mirës edhe të keqes.

Sipas konceptit teologjik e keqja nuk ekziston nga vetëvetja por është mungesa e të mirës, ashtu si errësira është mungesa e dritës. E keqja u krijua nga vetvetja prej rebelimit të kryeengjëllit Eusfor që u rebelua nga krenaria në vendet qiellore ( Ezekeli 28; 14-19 ) kundër Zotit dhe me rënien e tij katastrofike (Lukai 10-18) u deformua në Satana armik i Perëndisë (Zbulesa 12-9) i njeriut dhe krijimit.

Ishte Satanai i futur tek gjarpëri që i mashtroi njerëzit dhe futi konfliktin dhe luftën në Eden (Zanafilla 3; 1-7) mes Zotit dhe njeriut rebel, njeriut mes njeriut dhe me krijimin (Zanafilla 3; 16-24). Viktima e parë e kësaj lufte armiqësore mes njerëzve ishte Abeli që u vra nga zilia e vëllait ziliqar Kainit (Zanafilla 4-8). Që nga vëllavrasja e parë, lufta për gjatë shekujsh deri më sot ka vrarë shumë njerëz që në ADN e tyre janë vëllezër.

Kjo luftë për jetë a vdekje mes të mirës dhe të keqes është e personalizuar, e mira tek Zoti burim i çdo të mire ( Jakovi 1-17) dhe e keqja tek djalli shkatar i të keqes ( Zanafilla 3; 1-6) dhe e gjithë kjo luftë reflektohet në psiqikën, gjymtyrët, veprimet e njeriut si bashkëpunëtor me Zotin apo me djallin.

Perëndia e Biblës edhe pse është një Perëndi Triadik ndryshe nga “perënditë” pagane që ndeshen mes tyre, përsëri Bibla e konturon Perëndin luftarak që lufton me Satanain (Psalmi: 74 -13) po ashtu edhe në luftë me kombet mëkatar. (Psalmi: 89-10)

Në beslidhjen që Zoti bëri me Izraelin në malin Sinai ju tha vërtet: ?Mos vrit (Eksodi 20-13), por përsëri izraelitët ishin urdhëruar në lidhje me kombet pagane, se: ?Në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh?, dmth., nëse nuk pranojnë mënyrat paqësore atëherë do të rrethosh tokën, do të vazhdoni të luftoni derisa Zoti t’jua dorëzojë atë dhe pastaj do të vrisni të gjithë burrat” (Ligji i Përtërirë 20,10-13)

Izraeli u bë instrumenti i Zotit për të luftuar të keqen në tokë tek popujt mëkatar që duhet të zhdukeshin ( Ligji i Përtërirë 7,1-2). Duke zhdukur kombe mëkatar dhe duke u mbrojtur prej tyre Izraeli mbron njëkohësisht çështjen e Perëndisë së vërtetë kundër “perëndive” të popujve pagan, prandaj edhe mbreti i Izraelit (Psalmi 2-6) shikohej në histori si zëvëndësi i Perëndisë për të luftuar të keqen me besim dhe trimëri ushtarake që kërkonte patjetër ndihmën hyjnore, vërtet njerëzit luftojnë por vetëm Perëndia jep fitoren, ashtu si na thotë psalmisti: ?Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i zhduk ato. Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj. Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj.”(Psalmi 118: 10-12 )

Qëllimi i Zotit ishte që nëpërmjet Izraelit monoteist të vendosoj një mbretëri në botë ku të sundonte, besimi në Zotin e vërtet, ligji, drejtësia, morali dhe nqs Izraeli nuk do ta përmbushte këtë mision si instrument hyjnor por do degjeneronte në idhujtari do të dënohej nga drejtësa e Perëndisë ashtu si shumë herë u rrëzua dhe u dënshkua me pushtime : “sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do të jetë me ju”.(Numrat14-43). Vetë armiqtë e Izraelit do të bëheshin shërbëtorë, ushtria e Zotit kundër Izraelit rebel.(Jeremia 27-6)

Lufta sipas Biblës duhet parë si një shuplakë e Perëndisë për mëkatet kolektive të njerëzve kur nuk ka mënyrë tjetër për t?u korrigjuar ai brez apo komb mëkatar i pandreqshëm, prandaj lufta nuk do të zhduket nga toka deri sa të ketë mëkatar dhe mëkate në botë ?sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes?.(Efesianëve 5:6)

Lufta mes njerëzve do të zhduket kur të jenë zhdukur mëkatet dhe vetë shkaktari i mëkatit djalli (Zbulesa 20-10) prandaj edhe të gjithë profetë e Dhiatës së Vjetër përfundojnë me një vizion të një paqe mbarëbotërore nga Zoti: ?Ai do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t’i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.”(Isaia 2-4)

Edhe kjo paqe mbarë botërore do të realizohet gradualisht mes shumë luftrash dhe në fund me një luftë përfundimtare mes të mirës edhe të keqes, Zotit dhe djallit, me vdekjen e egërsirës apokaliptike në fundin e ditës(Danieli 7,11-12) ku mbretëritë e tokës nga i Lashti i Ditëve (Perëndia) do ti jepen Birit të njeriut, ashtu si profetizon Profeti Daniel: “Atij(Krishtit) iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t’i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë”.(Danieli 7,13-14)

Kur zbriti nga qiejt i Biri i Perëndisë i bërë Biri i njeriut  si “Princi i paqes” (Isaia 9-5) në botën konfliktuale mes luftrash  në vitin 5058  mbas Adamit, Jisu Krishti luftoi me armiqtë e njeriut, si djallin, mëkatin dhe vdekjen dhe fitoi me kryqëzimin vdekjen dhe ngjalljen e Tij të lavdëruar (Kolosianët 2-15)  dhe u ngjit në qiejt me lavdi ( Veprat e Apostujve 1 -9) duke u ulur si fitimtar në fronin e Perëndisë, Atit.( Zbulesa 3-21)

Mbretëria e Krishtit nuk ishte mbretëri tokësore (Luka 22-50) prandaj Ai refuzon çdo mbrojtje njerëzore, çdo luftë në emrin e tij dhe si mjet i dhunshëm për të përhapur doktrinën e Ungjillit (Mateu 26-52) ndër kombe me anën të kishës Apostolike. (Mateu 28,19-20).

Edhe pse Krishti i nxiti nxënësit e tij: ?Lum ata që do bëjnë paqe se do quhen Bijtë e Perëndisë?(Mateu 5-9), asnjëherë nuk duhet kuptuar si pasivitet dhe tolerancë ndaj të keqes. Paqja e brendshme e Perëndisë nuk është mungesa e konfliktit të jashtëm. Paqebërësit e Perëndisë nuk janë ata që janë çliruar nga përpjekjet e mëdha të jetës, ose ata që mund të shkatërrojnë mungesën dhe heqjen e luftës mes njerëzve.Vetë Krishti nuk e bëri atë, Ai nuk mori një veprim paqeruajtësi në konfliktet dhe luftrat e kohës. Vetë Krishti ?Princi i Paqes? (Isaia 9-5) ka shpallur se Ai vetë do të jetë shkaku i shumë konflikteve ndërmjet njerëzve. (Mateu 10,34-39)

Krishti si ?Zoti i Drejtësisë? (Hebrejve 7-2) nuk tha asnjëherë se nuk duhet të mos e përdorni thikën për mbrojtjen e jetës të tjetrit, të familjes, vendit kur kërcënohet, apo të mos ketë ushtri të kombeve që duhet të luftojnë mes tyre për mbarvajtjen e rregullit, ligjit, moralit dhe jetës shoqërore. Mësimi i Krishtit është krejt ndryshe nga ajo që thonë antikrishtët ?Qiliastët?, që e keqinterpretojnë porosinë ?Mos vrit? (Eksaodi 20 -13) dhe mësojnë me qëllim diabolik: ?se nuk duhet të marrim armët për mbrojtjen e atdheut?, apo pacifistët që janë kundër çdo lufte.

Krishti e lavdëroi kryeqindëshin romak për besimin e tij por nuk tha asgjë kundër shërbimit të tij ushtarak (Mateu 8-5). Shën Joan Pararendësin dhe Pagëzorin kur e pyetën ushtarët: ?Dhe ne, ç’duhet të bëjmë?”, nuk i tha hiqni dorë nga shërbimi ushtarak, por: ”Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!”( Luka 3-14). Apostull Petro kur katekizoi ushtarakun romak Kornelin,  edhe pse e pagëzoi atë dhe familjen e tij nuk i thotë tani që u bëre i krishter largohu nga shërbimi ushatrak .(Veprat e Apostujve 10-48)

Sipas Biblës drejtësia është rezultat i dashurisë. Shpesh dashuria atërore e Perëndisë imponon edhe dënimin dhe ndëshkimin për shkak të korigjimit të keqbërësit, sepse: ?Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që i pëlqen?. (Fjalët e urta 3-12)

Krishti si atdhedashës i vërtetë duke parapara se çfarë do pësonte Izraeli rebel dhe “Krisht vrasës”, qau hidhur duke thënë: ?Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t’i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit?(Luka 13,34-35).

Kjo profetësi e Krishtit ndodhi vërtet. Perëndia priti shumë vite që judenjtë të pendoheshin por ata jo vetëm që nuk u penduan por po përndiqnin të krishterët dhe Kishën Apostolike në bashkëpunim me mbretin Herodin duke vrarë apostujt. (Veprat e Apostujve 7-59; 12 -2)

Atëhere drejtësia hyjnore përdori ushtrinë romake si një instrument ndëshkimi dhe e dënoi Izraelin në vitet 70 ps K. Shumë u  vranë, u kapën robë dhe shpërndanë në të gjithë Perandorinë Romake dhe që nga ajo kohë Izraeli nuk egzistonte më si komb deri kur u formua përsëri në vitin 1948, ashtu si e kishte profetizuar përsëri Krishti si një nga shenjat apokaliptike: ?Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t’i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve”.(Luka 21:24)

Edhe Shën Pavli, goja e Krishtit  dhe apostulli i kombeve nuk është kundër përdorimit të armëve dhe luftës kundër të keqes: ?Sepse pushtetari është shërbëtor i Perëndisë tek ty për të mirën. Po nëse bën të keqen, frikësohu; sepse ai nuk e mban më kot thikën; sepse është shërbëtor i Perëndisë, shpagimmarrës që përmbush zemërimin ndaj atij që kryen të keqen?.(Romakët 13-4)

Në analet e historisë dhe sinaksarët e kishës na tregohet për shumë ndërhyrje të Zotit, Hyjlindëses dhe shenjtorëve për të ndimuar luftën e drejtë për të mirën kundër të keqes dhe sigurimin e paqes që vjen mbas një lufte të drejtë. Psh është unikal dhe vendimtar vegimi që pa Kostandinit i Madh (272-337) në betejën e Milvius për të marrë Romën. Ai pa një kryq me shkronja greke ??? ????? ????? (Me këtë do të fitosh), ai besoj në shenjën e Krishtit dhe luftoi duke vënë në flamurin e ushtrisë dhe mburojat e ushtarëve shenjën e kryqit dhe kështu e pushtoi Romën pagane idhujtare që kishte tre shekuj që përgjakej me gjakun e martirëve të krishterë.Vetëm mbas kësaj lufte të drejtë me shenjën e kryqit erdhi paqja në Romë dhe më vonë në të gjithë peranorinë.

Prandaj kryqi ku armiqtë e Krishtit donin ta poshtëroni dhe ta mundnin , kur Ai u tendos dhe u ngrit prej tokës (Joani 12 -31), u bë nga pësimi i tij vullnetar përçues i fuqisë hyjnore, mjeti i fitores kundër armiqve, sigurimi i paqes dhe mburrja mes të krishterë. (Galatasve 6:14), emblema, mbrojtja dhe himni zyrtar i Kishës Apostolike dhe i shtetit të krishter:”Zot shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd , dhuroju shprestarëve  fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd  me anën e kryqit tënd” .

Sipas Tertulianit shekulli i III : ?Të krishterët mbanin armë në ushtrinë romake, pa u dalluar nga paganët?. Ky mobilizim në ushtrinë pagane nuk ishte një pengesë për shenjtërimin e tyre, përkundrazi vyrtytet e tyre të krishtera, si dashuria, drejtësia i ndihmon të ishin ushtarak të dalluar dhe të fitonin tituj dhe ndere ushtarake të ushtrisë romake sipas trimërisë në luftë, si Shën Gjergji (23 Prill), Shën Dhimitri (26 Tetor), Shën Theodhor Stratillati (8 Shkurt), Shën Theodhor Tiron (17 Shkurt) etj.

Edhe kur shteti romak pagan u bë i krishterë detyra ushtarake u lejua nga kisha si një detyrë patriotike dhe morale që meriton nderim. Shën Athanasi i Madh shekulli III thotë: “Të vrasësh nuk është e lejueshme, por të zhdukësh armiq në kohë lufte është edhe e ligjshme edhe e denjë për lëvdatë. Kështu, vlerësohen për nderime të mëdha ata që janë shquar në luftë edhe u ngrihen atyre përkujtimore, që dëshmojnë veprat e tyre. Kështu që një punë, e cila në një mënyrë e në një kohë të caktuar nuk është e lejuar, po ajo punë, në rrethana e mënyra të tjera, edhe lejohet edhe ndjehet”.

Shën Vaili i madh e interpreton këtë rregullin kanonik të Shën Athanasit duke thënë se :?Vrasjet në luftë etërit tanë nuk i kanë numëruar për vrasje, por shton se: ?Do të jetë mirë sikur të këshillohen ata me duar të fëlliqura të largohen nga kungata për tre vjet?.(Kanoni 13)

Ky nuk është kusht por një këshillë dhe kisha nuk e ka praktikuar.

Kisha nuk lejon vetëm ata që kanë marë pjesë në luftë të mund të bëhen klerik dhe të kryejnë Liturgjinë Hyjnore, motivuar sipas Dhiatës së Vjetër ku Zoti nuk e lejojë mbretin David të ndërtoj tempullin,  por Solomoni, sepse Davidi edhe pse kishte bërë luftë të drejtë kishte duart me gjak njerëzor. (1 Kronikave 28-3)

Krishtërimi Orthodhoks duke u mbështetur në doktrinën Ungjillore dhe në traditën e Shenjtë nuk është kundër përdorimit të armëve dhe luftës mbrojtëse në këtë fazë të tanishme të botës mëkatare. Kisha Apostolike e toleron luftën si një e keqe më të vogël që parandalon një të keqe më të madhe, si apostazia, proselitizmi me dhunë, herezia, shthurja morale dhe perversioni, por asnjëherë Kisha Orthodhkse nuk i bekon luftërat dhe nuk lutet për luftën, por për paqen: ?Sepse nuk ka luftë të shenjtë, por paqe të shenjtë? (Kryepiskopi i Tiranës , Durësit dhe i gjithë Shqipërisë +Anastasi)

Besimi i krishterë e konsideron luftën dhe përdorimin e armëve për mbrojtje, natyrisht, si një të keqe të domosdoshme.Prandaj kur të mirat jetës, nderit, lirisë, besimit, atdheut dhe familjes janë në rrezik, të krishterë duhet t’i mbrojmë ato duke luftuar deri në vdekje nëse është e nevojshme, sepse kjo është përmbushja e ligjit të dashurisë siç i përmblodhi Krishti: ?Dhe Jisui i tha: ”Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mateu 22: 37-40). Ashtu si Apostulli Pavli nxit burrat për gratë dhe familjen: ?Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të?. (Efesianëve 5-25)

Prandaj, kur njeriu shkon në luftë, sakrifikohet dhe vdes si një dëshmorë për të mbrojtur, besimin ,familjen atdheun, është një akt i lavdërueshëm që nderohet sipas kriterit të dashurisë mes të krishterëve, sepse: ?Askush s?ka dashuri më të madhe se kjo, të vërë ndonjë jetën e tij për miqtë e tij?(Joani 15-13).

Kisha orthodhkse lutet dhe nderon ata: ?që që ranë për fe edhe për atdhe? (Liturgjia Hyjnore).

Patjetër askush nuk e do luftën, por ajo ndonjëherë është e pashmangshme dhe e lejueshme nga drejtësia hyjnore si ndërhyrja e fundit kirurgjikale për ta shpëtuar që të mos vdesë trupin e shoqërisë njerëzore nga pjesët e gangrenizuara. Është shumë mbresëlënës biseda e Shën Jakovit  me Shën Joan Rusit.

Shën Jakovi shekulli XX rrëfen çfarë i tha Shën Joani shekullI XVII i cili e ka lipsanin e paprishur në Evia të Greqisë: ?Por që dëgjo, o at, të të them diçka. Shumë mëkat i madh në botë, shumë shkelje dhe mosbesim?- Përse i thua këto fjalë, shenjti i Perëndisë? Nuk e shikon sa njerëz vijnë tek ty për të marr bekimin duke t?u falur?- Shumë janë ata që vijnë, at Jakov, por pak prej tyre janë fëmijtë e mi (të krishterë të vërtetë orthodhoksë). Ndaj duhet bër luftë, sepse shumë i madh mëkati në botë. – Jo, shenjti im, i them i tronditur. Që kur isha i vogël jam gjendur nëpër luftra dhe mundime të ndryshme. Në Azinë e vogël ku jam rritur (turqia sot) po edhe kur erdhëm në Greqi. Po pastaj, shenjti im, nëse papritur ndodh lufta do humbasin dhe shpirtra para se të arrijnë të pendohen.- Duhet të bëhet luftë, duhet të bëhet luftë, duhet të bëhet luftë ? u përgjigj shenjtori i trishtuar.?

Vetëkuptohet se të krishterët, përpara se të përdorin armët, duhet të shterojnë të gjitha mjetet paqësore të dialogut: “Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit”. (Roamakët 12 -18) dhe ta përdorin luftën vetëm si mjetin e fundit për zgjidhjen e problemeve dhe për mbrojtjen.

Por pavarësisht se lufta është gjëja e fundit dhe mjeti më i dhunshëm që dëmton njeriun, i shkatërron jetën dhe qytetërimin e tij dhe rrëzon vlerat morale dhe i shtazon njerëzit, përsëri është vërtetuar se në tërësinë e një lufte, njerëzimi përfiton pavarësisht shkatërrimeve që ajo sjell.

Shumë herë nga luftërat dhe hidhërimet doli një jetë e re nga hiri, më superiore dhe më e bukur se ajo e mëparshmja, si në aspektin kulturor, teknik, ashtu edhe në atë shpirtëror dhe moral. Kjo sepse nën presionin e luftës shpirti njerëzor pastrohet nga mëkatet, intensifikon forcat për zbulimin e metodave të reja teknike, por edhe për krijimin e idealeve të reja dhe për shtytjen për të krijuar një jetë të re pas luftës ashtu si ndodhi dhe pas luftës së dytë botërore ku Evropa përparoi në solidaritet dhe në vlera morale sa kaluan gati 77 vjet pa luftë.

Vetëm tani kur Evropa u largua nga vlerat e krishtera të moralit dhe solidaritetit në Krishtin po rrezikon luftën e tretë botërore, që është e profetizuar se do të ndodhi dhe po duket se është e pashmangshme si një qortim dhe spastrim në këtë brez të pabesë edhe imoral.

Kur e pyetën Shën Paisin shekulli XX: ?Jerond përse e lejon Perëndia të ndodhin fatkeqësi? Ai u përgjigj: ?Ka shumë raste. Nganjëherë, Perëndia lejon diçka që të dalë një gjë më e mirë dhe herën tjetër lejon një fatkeqësi, për ta urtësuar njeriun. Disa shpërblehen dhe disa të tjerë shlyejnë, asgjë nuk shkon dëm. Ta dini se edhe atëherë, kur Perëndia e lejon të shkatërrohen njerëzit, kjo gjë është në të mirën e njeriut, sepse Perëndia ka dhembshuri.?

Duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshiron apo e nxit Zoti i dashurisë, sepse ?Perëndia nuk mund të tundohet për të keqen dhe ai vetë nuk tundon asnjë? (Jakovi 1-13), por janë forcat e errëta të padukshme,si  djalli, demonët dhe shërbëtorët e tyre ?mashtrues të mashtruar? që uzurpojnë pushtetin ekonomik dhe politik të botës dhe janë këta që i nxisin popujt në luftë ekspasioni për të shkatërruar njerëzimin dhe për të realizuar axhendën e tyre të fitimit, pushtetit dhe  vendosjes së rendit të ri botëror dhe atë të antikrishtit.(2 Selanikasve 2:3-12)

Edhe lufta e Parë Botërore (1914-1918) që humbën jetën 14 milion njerëz dhe e dyta  Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) ku humbën jetën gati 60 milion jetë, ushtarakë dhe civilë u nisën nga këto forca të errëta okulte me planet e tyre.Në të parën u rrëzuan mbretëritë shekullore, në të dytën u varfëruan kombet dhe grumbulluan pasuritë në oligarkë dhe bankierë të familjeve më të fuqishme të botës dhe në të tretën, që duket se ka nisur defakto, po kërkohet me armë të shkatërrimit në masë, bakterologjike, kimike, atomike të ulet popullata me një holokaust të pashembullt në historinë e njerëzimit.

Kjo luftë e tretë fatkeqësisht do të ndodhi patjetër, sepse është e profetizuar në Bibël tek Zbulesa e Joanit: ?Kur ai hapi vulën e dytë, dëgjova qenien e dytë të gjallë që thoshte: ?Eja dhe shiko?. Atëherë doli jashtë një kalë tjetër i kuq; dhe atij që e kalëronte iu dha të hiqte paqen nga dheu që njerëzit të vrasin njëri-tjetrin, dhe iu dha atij një shpatë e madhe?. (Zbulesa 6 3-4)

Po edhe shenjtorët  kanë folur të ndriçuar nga Zoti Jisu Krisht.

Shën Kozmai shekulli XVIII: ?Ajo do të vijë papritmas. ( Profetësia 35).

Shën Kozmai :”Kur dëgjon se filloi lufta, atëherë është afër”. (Profetësia 23).

Shën Kozmai “Ata fshatra që janë afër rrugës do të vuajnë shumë(24.)

Shën Kozmai ? Është mirë që gratë dhe fëmijët të dalin në mal?.

Shën Kozmai “Të pasurit do të bëhen të varfër dhe të varfërit do të vdesin””. (39)

Shën Kozmai “Një grusht ari një grusht miell”.(40.)

Shën Kozmai “Do të vijë koha kur të krishterët do të ngrihen kundër njëri-tjetrit”.(Profetësia 108.)

Shën Kozmai “Do të shkoni të banoni diku tjetër dhe të tjerët do të vijnë të banojnë në vendin tuaj”.(Profetësia 36).

Shën Kozmai: ?Mbas luftës njerëzit do të rendin gjysëm ore në rrugë, do gjesh një njeri edhe do ta bësh vëlla?(Profetësia 76).

Shën Kozmai “Do të jetë shekulli i tetë kur këto do të ndodhin”.

Shën Nifoni: ?Do të ndodhin në mes të shekullit të 8?

Shekulli I XIII i madh është periudha midis viteve 7000 dhe 8000, përafërsisht që nga Adami njeriu i parë. Për shkak se Krishti u lind në vitin 5508 që nga Adami, 1992 ishte viti 7500 që nga Adami, bazuar në këtë numërim të Etërve të Kishës Orthodhokse ndryshe nga ajo e hebrenjve, viti 2022 ps K është viti 7530 që nga Adami.

Shën Paisi: “Kjo stuhi do të arrijë në Izrael dhe atëherë hebrenjtë do të kuptojnë gabimet e tyre”.

Shën Paisi: ?Në këtë luftë të gjithë do të kthehen të mundur.?

Profecitë e shenjtorëve janë edhe optimiste, sepse parathonë se pas luftës botërore do të këtë një kohë paqeje dhe begatie për njerëzimin e mbetur dhe kjo kohë do të zgjasi tre-katër dekada (30-40 vjet) ku do të bëhet një mbretëri e krishterë me qëndër Kostandinopolin, që do ndikoi në lulëzimin të besimit të krishterë orthodhks dhe në ungjillëzim të gjithë kombeve si përmbushje e profetëcisë e Krishtit: ?Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi?.(Matheu 24-14)

Shën Kozmai: ?Ajo një ditë do të bëhet romake ( e krishterë) dhe fatlum kush do të rrojë në atë mbretëri?(Profetësia 1)

Shën Kozmai: ?Fatlum kush do të rrojë pas luftës së përgjithëshme. Do të hajë me lugë floriri?(Profecia 59).

Shën Kozmai: ?Pas luftës do të rrojë ujku dhe qengji bashkë? (Profecia 60)

Shën Paisi: ?Zoti na ka lejuar dhe na lejon që të tronditemi nga fatkeqësia. Kohë të vështira janë përpara. Ne do të testohemi shumë. Duhet ta marrim seriozisht këtë paralajmërim dhe të jetojmë shpirtërisht ? Megjithatë, unë ndiej ngushëllim të madh përbrenda. Kjo është vetëm një stuhi, si stuhitë e kaluara, ajo do të kalojë. Zoti i Mirë le ta marrë të keqen dhe ta shndërrojë në të mirë. Amin “.

Atë Josif i Vatopedit: ?Pas kësaj shkalle të madhe pastrimi, do të ketë një rilindje të tillë të Orthodhoksisë, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën. Një paraqitje e tillë e Orthodhoksisë!!!”

Atë Efrem i Arizonës: ?Jeta në këto kohë do të jetë një parajsë në tokë për sa i përket të mirave dhe besimit?

Luftën nuk mund ta parandalojë as sistemi ligjor, as ekonomia dhe kultura e përbashkët si e shohim në Evropën e bashkuar në Lidhjen e Kombeve, OKB-në, aleancat dhe koalicionet si një pengesë për luftën apo as edhe nga vetë lufta sipas slloganit ?Nëse doni paqe, përgatitni luftën?.Luftën mund ta ndalojë vetëm Krishti ?Perëndia i paqes?. (Romakëve 15-33)

Kur njerëzit të pendohen dhe t?i kërkojnë falje për mëkatet dhe të heqin dorë nga veprat e mishit, që janë të zbuluara publikisht dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria (perversioni), ndyrësia, shthurja,idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, sikurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.(Galatasve 5 19-21) ?Sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes? ( Efesianëve 5 -6).

Lufta fillimisht kufizohet në drejtësi dhe pastaj zhduket me pushimin e pasioneve dhe vetëm atëhere ajo mund të pushojë në botë për të krijuar një paqe afatgjatë deri sa të vijë Krishti për së dyti për ta mundur plotësisht të keqen në botë, ashtu siç na thotë Zbulesa: ?Dhe pashë bishën, dhe mbretërit e dheut, dhe ushtritë e tyre të mbledhura që të bënin luftë kundër atij që kalëronte kalin dhe kundër ushtrisë së tij. Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që kishte bërë shenja përpara saj, me të cilat i mashtroi ata që morën damkën e bishës, dhe ata që adhuruan figurën e saj; që të dy i hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur; dhe të tjerët u vranë me shpatë, që dilte nga goja e atij që kalëronte kalin (Krishti), dhe të gjitha shpendët u ngopën me mishrat e tyre.? (Zbulesa 19 19-21)

Dhe Zbulesa e Joanit vazhdon, pastaj: ?Dhe do të zbresi Mbretëria e Perëndisë dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më. Dhe unë, Joani, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet. Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ?Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.?Dhe ai që rrinte mbi fron tha: ?Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.? Dhe më tha: ?Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike.?(Zbulesa 21 -1-5)

Prandaj të rizgjohemi dhe le të lutemi me besim Krisht  “Zotit të Paqes?(2Timoteu 3:16):”Të mirat dhe të dobishmet për shpirtrat tanë dhe paqe për botën le ti lutemi Zotit” Amin./CNA.al

Lajmet e fundit nga