Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Policia e Shtetit, sqaron edhe një herë opinionin publik, për kuptimin dhe zbatimin e drejtë të masave të vendosura në datën 02.03.2022, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në lidhje me pandeminë.
Përmes një njoftimi, policia ka renditur aktivitetet për të cilat janë hequr kufizimit dhe u lejohet aktiviteti pas orës 23:00, si dhe ato aktivitete, të cilat do të vijojnë të jenë të mbyllura në vijim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sipas këtyre vendimeve dhe akteve të miratuara nga MSHMS, janë hequr kufizimet dhe lejohen:
1-Aktiviteti në bare, restorante, fast food-e dhe lokale, në zbatim të Urdhrit nr. 155, datë 02.03.2022 të MSHMS ?Për shfuqizimin e Urdhrit nr.100, datë 10.02.2021 ?Për kufizimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve, fast food-eve dhe lokaleve?, i ndryshuar. Ky urdhër ka shfuqizuar kufizimin dhe lejon ushtrimin e aktivitetit në bare, restorante, fast food-e dhe lokale, si dhe ofrimin e shërbimit për klientët në të gjithë vendin, pa kufizim kohor.
2-Lëvizja e popullatës në të gjithë vendin, në zbatim të Urdhrit nr.32/3, datë 02.03.2022 MSHMS ?Për shfuqizimin e Urdhrit nr.99, datë 10.02.2022 ?Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit?, i ndryshuar. Ky urdhër ka shfuqizuar kufizimin dhe lejon lëvizjen e shtetasve pa asnjë kufizim kohor, në të gjithë vendin.
Nga Komitetit Teknik i Ekspertëve nuk janë hequr kufizimet për disa masa, të cilat janë bërë publike më parë nga ana e këtij institucioni.
Për shkak të sensibilitetit dhe të interesimit të subjekteve që ushtrojnë këto aktivitete, si dhe me qëllim zbatimin e ligjit nga pronarët e tyre dhe nga strukturat e Policisë së Shtetit, sqarojmë se janë akoma në fuqi edhe këto dy masa:
1-Klubet e natës, diskot, lounge-baret dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre në mjedise të mbyllura apo të hapura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Ky detyrim është përcaktuar në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ?Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, i ndryshuar, me Aktin Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020 në pikën 7/1, të nenit 1 të tij.
2-Muzika ndalohet në çdo mjedis shërbimi pas orës 23:00. Ky rregull është përcaktuar në Urdhrin e Ministrit të Brendshëm nr. 284, datë 19.07.2021 ?Për caktimin e orarit të ndalimit të muzikës?, në bazë të kompetencës që i ka dhënë në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 të ndryshuar me Aktin Normativ Nr. 23, datë 26.05.2021, në germën ?a? të nenit 1 të të cilit përcaktohet se: ?Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër të Ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi?.
Policia e Shtetit siguron opinionin publik dhe në veçanti subjektet e interesuara, se ka marrë të gjitha masat për zbatimin e detyrimeve ligjore në këtë drejtim.
Duke falënderuar për mirëkuptimin, veçanërisht përfaqësuesit e subjekteve që ushtrojnë këto aktivitete, Policia e Shtetit kërkon zbatimin me përpikëri të masave sipas akteve në fuqi që lidhen me pandeminë. Për çdo ndryshim të akteve të mësipërme, do të ketë komunikime të tjera./E.K-CNA.al
Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Mimi ...
Aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pa...
Qytetarët u përballën mëngjesin e së shtunës me çmime rekord...
Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov zbulon se disa famil...
Vendi jonë është përballur mëngjesin e sotëm me një rritje t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjensia e Kadastrës në koord...
Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar rritjen e çmimit të naf...
I dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar...
Nga Miron ÇakoEdhe pse lufta është ferri në tokë njerëzit nu...
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një video, të një vends...
Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka dalë me...
Lideri historik Sali Berisha, ka dënuar ashpër vendimin e fu...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, pronarë i kompanisë...
4iG KA BLERË PJESËN MË TË MADHE TË PRONËSISË TË NJË SHOQËRIE...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi është shprehur se koalicioni o...
Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar ...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është përgjigjur deklaratë...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi skandalin e blerje...
Në rast shpërthimi të një centrali bëthamor Shqipëria nuk ës...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur pas takimit të jash...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...