I ftohti polar/ Ja cilat qarqe janë mbuluar nga dëbora

24 Janar 2022, 09:30, Sociale CNA
I ftohti polar/ Ja cilat qarqe janë mbuluar nga dëbora

Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonën Verilindore të territorit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Pasditen e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.

Nesër (e martë dt.25) nuk priten reshje. Në Verilindje reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit.

Nesër (e martë dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -6 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -2 °C

Sot pasdite (e hënë dt.24) dhe nesër (e martë dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore deri e fortë./CNA.al

Lajmet e fundit nga