Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Miron Çako
Në datën 22 janar, Kisha Orthodhokse kremton kujtimin e shën Anastas Persianin.
Në këtë të kremte kishtare feston emrin edhe Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof.Dr. Anastasi (Janullatos).
Ai lindi në Pire më 04.nëntor.1929.
Përfundoi shkëlqyeshëm studimet universitare dhe është “Doktor i Fakultetit të Universitetit të Athinës”. Ka studiuar Fetarologji, Teologji Ekumenike dhe Etnologji në Universitetin e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani me bursë pasuniversitare të Fondacionit Alexander von Humbold. Ka studiuar fetë ,Islamin, Budizmin, Taoizmin, Konfucizmin dhe besime fetare afrikane në vendet ku ato ekzistojnë në Indi, Tajlandë, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Meksikë, Karaibe.
Profesor Doktor Anastasi ka qenë Profesor i Historisë së Feve i Universitetit Kombëtar Kapadostrian të Athinës nga viti 1972-1997, Dekan i Fakultetit të Teologjisë 1982-1996 dhe Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës 1993-2005.
Që nga 1991 dhe deri më sot është Profesor Emeritus i Universitetit të Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës nga 2006.
Gjithashtu ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë i 17 Universiteteve, Fakulteteve ose Degëve Universitare (Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali. Flet shumë mirë anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe lexon latinisht, italisht, spanjisht dhe shqip.
Është autor i dhjetëra monografive shkencore dhe mbi 240 studimeve dhe artikujve me përmbajtje teologjike ose fetarologjike, studime dhe artikuj që janë përkthyer në 12 gjuhë të huaja. Ka mbajtur ligjërata në forume ndërkombëtare, lidhur me dëshminë e sotme të krishterë, dialogun ndërfetar, solidaritetin dhe paqen botërore.
Ky njeri i shumëditur iu përkushtua Zotit dhe u hirotonis dhjak në vitin 1960 dhe prift në vitin 1964 dhe episkop i Andrusës në vitin 1972, për postin e Drejtorit të Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë 1971-1972.
Ai çeli rrugën për ringjalljen e dëshmisë orthodhokse në botë në ditët e sotme. Ka punuar për një dhjetëvjeçar (1964- 1981- 1990) për ngritjen e kishave të reja lokale në Afrikë, si Mbikëqyrës i Mitropolisë së Irinupolit Kenia, Tanzani, Ugandë.
Për periudhën 1981-1990 ka zhvilluar një veprimtari të gjerë hierapostolike dhe sociale. Për këtë u nderua me dekoratën Bamirësi i madh i Patriarkanës së Aleksandrisë 2009.
Ky njeri i Perëndisë me një cv dhe karrierë të tillë që rrallë njerëz e kanë në botë, erdhi në Shqipëri në 1991, në Shqipërinë e shumëvuajtur dhe të izoluar nga bota prej regjimit ateist për gati gjysmë shekulli .
Nuk erdhi vetë por e dërgoi Patriarkana Ekumenike.
Në vitin 1991 si për shumë gjëra imediate solli dhe nevojën për ringritjen e KOASH-it. Më 24/06/1992 me propozim të Patriarkut Ekumenik Vartholomeu I u zgjodh me vota unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë deri atëherë ekzark Patriarkal z. Anastas Janullatosi.
Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas më 24 qershor 1992 ishte sipas rregullave të orthodhoksisë një fakt i kryer kishtar.
Akti u bë i ditur me letra zyrtare patriarkale të gjithë Kishave Orthodhokse në botë për të përfshirë në Diptikët e tyre pas 40 vjetësh mungese emrin e Kishës së Shqipërisë dhe emrin e primatit të saj, i cili po merrte përsipër ringritjen e saj nga gërmardhat.
Me kontributin e tij parësor u organizuan 460 enori orthodhokse, u hirotonisën mbi 160 klerikë me nështetësi shqiptare. Në vitin 1998 u formua Sinodi i Shenjë i Kishës Orthodhokse, sot është me tetë anëtarë.
Në 6 nëntor 2006 Sinodi i Shenjtë miratoi Statutin e ri të KOASH-it.
Janë ngritur 50 Qendra Rinore, janë ndërtuar, rindërtuar dhe restauruar mbi 400 objekte kulti dhe shërbime të ndryshme dhe restaurimi i rreth 600 ikonave bizantine.
Janë botuar me dhjetëra libra teologjikë dhe formues në shtypshkronjën e Kishës.
Funksionon Qendra Diagnostikuese Ungjillëzimi dhe Qendra Diagnostikuese Okulistike dhe ORL në Tiranë dhe 4 qendra shëndetësore në qytete të ndryshme.
Funksionon Akademia Teologjike ?Ngjallja e Krishtit? në Durrës dhe sot Universiteti ?Logos? në Tiranë.
Funksionojnë 21 kopshte, 2 shkolla të mesme kishtare, katër shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme të përgjithshme.
Funksionon një shtëpi orthodhokse e Shpresës, shkolla e Muzikës Bizantine, Instituti i Formimit Profesional ?Frymë Dashurie?, Gjirokastër.
Kontribut i rëndësishëm për kriza humane (1992, 1994, 1997) dhe ndihmat që u siguruan për 33.000 refugjatët nga Kosova në 1999.
Funksionimi i Stacionit radiofonik ?Ngjallja? në frekuencat 88.5 Mhz në FM dhe shumë kontribute të tjera jo vetëm për Kishën Orthodhokse dhe të krishterët por për të gjithë vendin që është e pamundur t?i përmendim të gjitha.
Kontributi i tij në fushën e shkencës në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesione të tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore midis popujve është i njohur botërisht.
Në vitin 2000 me propozimin e 33 akademikëve nga Akademia e Athinës dhe e shumë personaliteteve të Shqipërisë ka qenë kandidat për çmimin Nobel për paqen.
Është zgjedhur vazhdimisht në pozicione të shquara të organizmave ndërkombëtare: Presidenti i Komitetit të Misionarizmit dhe Ungjillëzimit Botëror pranë KBK 1984-1989, Zv.President i Konferencës së Kishave Europiane 2003-2009, President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen 2009 e në vijim.
Është nderuar me shumë dekorata dhe çmime nga Kisha të shumta Orthodhokse dhe nga vende të ndryshme, 26 çmime ndërmjet të cilave ?Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit? i Republikës së Greqisë 1997, çmimi Athenagoras?Human Rights Award (Nju Jork 2001), çmimi për Kontributin e shquar për Paqen, Dialogun dhe Mirëkuptimin, Moskë 2006. Dekorata Gjergj Kastrioti 2010 ,dekorata në Vatikan ?Giuseppe Sciacca? për Aktivitet Hierapostolik, Solidaritet Social dhe Humanizëm etj.
Një ndër organizanizatorët me kontribut të veçantë dhe të spikatur në punimet e Sinodit të Shenjtë e të Madhë të Kishës Orthodhokse të mbajtur në Kretë Qershor 2016.
Me pak fjalë kjo është figura rrezatuese e Kryepiskopit Anastas: ?Ai është si një pemë i mbjellur anës ujit të lumit,që sjell fruta ne stinën e vet dhe që nuk i thahet fleta, dhe çdo gjë që do të bëj do ti vej mbarë?.(Psalmi 1-2).
Thuhet se : “Pema që ka kokrra qëllohet me gurë”.
Po ashtu figura e Kryepiskopit gjatë këtyre viteve është figura më e përfolur si për shembull të mirë e një njeriu të Perëndis, por edhe për keq si një njeri i dyshimtë dhe antishqiptar. Këto fjalë pa bazë faktike janë si gurë të hedhura nga mendje delirante, dashake, që hedhin gurin dhe fshehin dorën.
Kryepiskopi Anastas me shumë durim dhe besim tek drejtësia e Zotit, tha : ?Gurë që na hedhin, ne do t?i mbledhim dhe me to do të ndërtojmë një Kishë?.
Këtë fjalë ai me fuqinë e Zotit dhe me përkushtim të përditshëm e bëri realitet të prekshëm për të gjithë edhe për armiqtë që e kuptuan se u gabuan shumë kur e akuzonin padrejtësisht atë si antishqiptar madje u penduan dhe rëfyen publikisht se ishin të gabuar , sepse :
“Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të”.(Fjalët e Urta 16-7)
Në viti 2017 më në fund ai mori nështetësinë shqipëtare nga presidenti në detyrë z.Ilir Meta.
Fjalët dhe vepra e tij në Zotin për 30 vjet si Kryepiskop kanonik tregojnë se ai është një nga shtetasit më shembullor në Shqipëri i cili ka bërë më shumë se të gjithë shqiptarët dhe të huajt jo vetëm për Kishën Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri por për gjithë popullin dhe vëndin tonë.
Edhe pse në moshë të madhe 93 vjeç ai punon pa lodhur me një fuqi rinore: “të ripërtërirë si të shqiponjës” (Psalmi 103-7)ashtu si një Apostull Pavël i dytë , që thoshte për veten : ?Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim. Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh, sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj? (Filipanesve 1:21-25).
Gjej rastin të falenderojë Perëndinë, Zotin tonë Jisu Krisht për këtë dhuratë të madhe që e përgatiti dhe e dhuroi për Kishën Orthodhokse Autoqefale , popullin orthodhoks, por dhe për të gjithë vendin tonë : ?Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej: ?(Hebrejnve 7:26)
Jam i privilegjuar të jem biri dhe nxënësi i tij që me bekimin e tij të shërbejë si katekist në KOASH.
Për shumë vjet o Kryezot./CNA.al
Legalizimi i kanabisit në shumë vende ka ngjallur diskutime ...
Ndërprerja e reshjeve të dëborës, mbrëmjen e djeshme ka bërë...
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme por të ftohta ...
Vrasja e 4 personave në 21 janar 2011 në bulevardin Dëshmorë...
Në ditët në vijim pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga...
“Edi Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar”. Kjo i...
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Sarandë.Policia...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK ndaj Erj...
Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqipt...
Çmimet CCIT vlerësojnë çdo vit sipërmarrjet më të mira shqip...
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili është arrestuar p...
Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madho...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dëborës ...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka ndarë disa këshilla...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se sot është...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka kujtuar sot dëshmorët ...
Blerona Hasa është zgjedhur anëtarja e re e Kolegjit Zgjedho...
Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Korçën, ku ka vlerësuar...
Lulzim Basha të cilin demokratët e kanë shkarkuar me 18 Dhje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...