LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisin reshjet e dëborës në aksin Qafë Thanë-Korçë/ ARRSH apel shoferëve

21 Janar 2022, 13:35, Aktualitet CNA
Nisin reshjet e dëborës në aksin Qafë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dëborës kanë nisur në aksin rrugor Qafë Thanë-Korçë.

Mjetet borëpastruese dhe grupet e punës ndodhen në terren dhe po merren me pastrimin dhe trajtimin me kripë në mënyrë që qarkullimi të vijojë pa probleme.

Ndërkaq iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi parashikohet se temperaturat do të jenë të ulëta deri në -17 gradë Celsius.

?Në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë filluar reshje të imëta të borës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa problem.

Apel për drejtuesit e mjeteve: ?Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore?, njofton ARRSH./ CNA.al

Lajmet e fundit nga